Albspirit

Media/News/Publishing

Fëmija që i dërgoi letrën Obamës është shqiptar

alexAlex, djali i dy prindërve shqiptarë, jeton në Nju Jork dhe është vetëm gjashtë vjeç, por edhe pse kaq i vogël, letra që i ka dërguar presidentit amerikan Barack Obama tregon një fëmijë me zemër të madhe.

Letrën e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka cituar në samitin e Kombeve të Bashkuara për krizën e refugjatëve.

Video ku shihet 6-vjeçari duke lexuar letrën është bërë virale. Ai shkruan se është i gatshëm që t’i ofrojë një strehë vogëlushit sirian, Omran. Vogëlushi e ka shkruar këtë letër, pasi ka parë fotografinë e djalit sirian Omran Daqneesh, i cili shfaqej i gjakosur dhe i mbuluar nga pluhuri.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=S7R0mOnS3Hc]

Please follow and like us: