Kujtoi Washingtoni dhe Britania se do të linim Agon Channel të rifillonte…
Nga Endira Bushati
Republika e Shqipërisë është Shteti më serioz në botë….siç vetë Ai që e qeveris atë….
1. RSH i dha Becchetit masën e sigurisë “arrest me burg”;
2. RSH i kërkoi Britanisë së Madhe estradimin e Becchetit;
3. Arbitrazhi Ndërkombëtar i Washingtonit merr vendim ku i kërkon RSH pezullimin e procedurave të ekstradimit dhe gjithë procedurat e tjera për ruajtjen e investimeve të Becchetit;
4. Gjykata Londineze rrëzon kërkesën e RSH për ekstradim;
5. RSH nuk e apelon vendimin e gjykatës londineze në kushtet kur i duhet të zbatojë dhe vendimin e Arbitrazhit;
6. Gjykata e RSH sot nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ëhhh….kujtoi Washingtoni dhe Britania se do të linim Agon Channel të rifillonte….
Pse Washingtonin dhe Britaninë do të pyeste gjyqtari shqiptar këto ditë që po plotëson formularin e Vetting-ut që do ta kontrollojë ILDKPI….
Jo mor zotëri….ne jemi shtet serioz….kemi pushtete të ndara…
Pushteti gjyqësor e di mirë që s’mund të lejojë të rifillojë një Kazan që nuk e kontrollon dot Lideri ynë i Madhërishëm…..