Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja Harito në delir: PD financon artikuj kundër dasmës së Xhorxh Soros

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend ka folur edhe për çështjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Në përpjekje për të zbehur sadopak artikujt në mediat ndërkombëtare për këtë problem, Harito zgjodhi të citonte shkrimin e një blogu të faqes “Euroactiv”, shkrim që ajo aludoi se është i financuar nga Partia Demokratike.

Kjo e fundit, la më tej të kuptohej Harito, financon edhe artikuj kundër dasmës së miliarderit Xhorxh Soros.

Ministrja këshilloi PD-në që të kujdesej për të fshirë gjurmët sa herë financon artikuj të tillë.

Sa i përket çështjes së kultivimit të kanabisit, para disa ditësh ishte faqja prestigjoze Huffington Post që shkruante se droga e Shqipërisë po destabilizon Ballkanin.

Video:

 

Please follow and like us: