Albspirit

Media/News/Publishing

NJE SHTET, DY DIPLOMACI

ARBEN MANAJ

Arben ManajPër të kuptuar se përse Shqipëria është e padëshifrueshme në rupmallologjinë diplomatike, mjafton vizita e Metës në Athinë. Me qëndrime të ndryshme, për të mos thënë të kundërta me linjën zyrtare, nën petkun e babaxhanllëkut të stisur që fsheh komplekse dhe fobira, që rrjedhin nga gjumprishje dhe ëndra alla reformë në drejtësi, kryetari i parlamentit, sfidon hapur diplomacinë dhe qëndimet shtetërore, duke nxjerr qeverine dhe kryeministrin, si djallin në marrëdhëniet greko-shqiptare, e ai veten ëngjëlli i tyre, ose Vranckin shqiptar.

Pa folur për përbërjen e delegacionit, i cili anashkalon partinë e Idrizit, duke përfshirë me tendeciozitet dhe llogaritje elektorale dhe personale në funksion të paqebërësit ballkanik, përfaqësues të minoritetit grek dhe minoritar socialiste e lsistë, duke deformuar konfigurimin partiak në parlamentin shqiptar që ai e kryeson formalisht dhe që do duhet ta përfaqësoj ligjërisht.

Qeveria Rama, faktikisht ka adoptuar një linjë diplomatike me Athinën e cila pas shumë dekadash kompleksive dhe inferioriteti, është më dinjitoze dhe më pranë interesave kombëtare.

Pas një realiteti ku u tentua të shitej deri det për integrim, Rama vendosi kufirin tek thana diploamacisë greke në marrëdhëniet me Shqipërinë, duke evokuar paritetin dhe respektin reciprok, pa harruar se fqinjësia e mirë dhe bashkepunimi nuk kalon përmes poshtërimit të komishiut gjeografik dhe presionit si parakusht për të bashkëjetuar në harmoni.

Ky qëndrim i Ramës natyrisht që nuk ka si të pëlqehet nga Athina dhe diplomatët e politikanët grekë, pasi bie ndesh me interesat e tyre, ashtu sic bien ndesh me interesat shqiptare, qëndrimet greke për shumë cështje në raport me Shqipërinë, dhe kjo është normale.

Dallimi është se politika greke bëhet njësh dhe reagon e unifikuar apo nuk toleron lëshime, ndërsa politika shqiptare, është e gatshme për interesa të cfarëdollojshme, vecse kombëtare, të bëj kozmopolitin, paqebërësin dhe hokatarin e kompleksuar në diplomaci.

Dhe kjo vjen, sepse ata kanë arrogancën e të sunduarit në një shtet ku nuk u hyn gjëmb në këmbë, ku nuk ka llogaridhënie politike dhe ndëshkim, për të mos folur për presion publik dhe mediatik, sic po ndodh me Ministrin e Jashtem grek, Koxhias, këto ditë, c’ka është e paimagjinueshme t’i bëhet Metës në një terren mediatik shqiptar të korruptuar dhe të blerë, sipas parimeve të njohura putiniste.

Mosreagimi i deritanishëm për qëndrimet sikletosëse të Metës, dukshëm kundër linjës zyrtare për cështjen came, varrezat etj, nga kryeministria dhe diplomacia, duket se tregon ngërcin dhe impotencën llogarikërkuese në koalicionin  qeverisës, dhe llogaritë paraelektorale të cilat e vendosin imazhin diplomatik të vëndit nën një dritë të palakmueshme dhe joserioze.

Moskoordinimi për interesa kaq madhore në rang koalicioni, nisur edhe nga përbërja e delegacionit, me kryetare të komisionit parlamentar për politikën e jashtme, më shumë në rolin e lulediellit ndaj Metës sesa Ramës, tregon sesa amator jemi dhe të papërgjegjshem në diplomaci.

Shqipëria dhe interesat e saj janë shumë më të mëdha sesa interesat personale dhe elektorale të Metës dhe partisë së tij. Ato janë më të rëndësishme sesa silurimet dhe manovrimet e kalkuluara paraelektorale të LSI për faktor politik brënda koalicionit që rrezikojnë monopolin dhe pozitën e LSI si “kingmaker” në politikën shqiptare.

Dhe kjo nuk është hera e parë që në diplomacine dhe vizita zyrtare, tentohet të anashakalohen kanalet diplomatike formale, sic ishte edhe rasti i vizitës së fundit të Metës në Britani, ku sipas burimeve të mia, ambasada shqiptare me ambasador më në fund, ka qënë e injoruar në axhendën e berë të një shteti që duket shtet paralel.

Ka edhe naive ose pseudonaivë që i mëshojnë idesë se Meta po shërben si ndërmjetësues dhe zbutës i qëndrimeve të deritanishme diplomatike të Ramës në raport me Athinën, c’ka është absolutisht e pavërtetë.

Rama ka luajtur bukur në diplomaci gjatë mandatit të tij, dhe nuk do ja linte kurre aleatit të tij “armik”, një kartë të tillë kredibiliteti dhe reputacioni të “peacemakerit” rajonal  “kingmaker” lokal.

Thëne kjo, cdo aludim se rruga e Shqipërisë për në BE, si në rastin e hapjes së negociatave kalon nga Athina, është një iluzion antikombëtar nga njerëz që nën lëkurë kanë friken e aplikimit të reformës më të qënësishme dhe më të sponsorizuar ndërkombetarisht nga Brukseli dhe Uashingtoni, e cila është karta më e vështirë për ta kundershtuar nga Athina, dhe më e lehta për ta përdorur sponsorizuesit ndërkombëtar me peshë të Shqipërisë që e vlerësojnë  Tiranën zyrtare në rastin e hapjes së negociatave me BE-në.

Buzeqeshja e Dules dhe sponsorve të tij politik dhe jo vetëm në Athinë, është me antishqiptare dhe progreke, na krah të Metës në Athinë, sesa vetullngrusja e Idrizit në Tiranë, ashtu sic është po aq antigreke dhe proshqiptare, kur politika greke sheh buzëqeshjen e Idrizit në Tiranë dhe anashkalimin e Dules nga Rama. 

Kjo vizitë e Metës, dëshmojë minimalisht se koalicioni qeveritar, duke adoptuar një fjalë greke, ka dy “Qirje” në diplomacinë mes Athinës dhe Tiranës.

Please follow and like us: