Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk dinte të gatuante, kthen nusen në shtëpi 20 ditë pas dasmës

arabia

Dihet, që arti i kulinarisë është gjithnjë një avantazh në një çift. Por për një të sapomartuar saudit, duket se ka qenë edhe më shumë. Burri, pas tre javësh martesë, ka kthyer nusen e tij në shtëpinë e prindërve, sepse ka zbuluar se ajo nuk dinte të gatuante.

Kjo ka ndodhur në një vend në jug të provincës së Taif, në lindje të Arabisë Saudite, siç shkruan uebsajti lokal, “Sada”. “Ose vajza juaj të mësojë mirë brenda 20 ditëve të gatuajë, ose do ta lë përgjithnjë”, – ka qenë ultimatumi i të shoqit.

Jo vetëm që gruaja e tij nuk dinte të gatuante, por i kërkonte gjithnjë të shoqit t’i sillte në shtëpi panine me sanduiç në shtëpi.

Uebsajti “Sada”, duke cituar një të afërm të çiftit, raporton se “konflikti nisi 20 ditë pas dasmës, 15 nga të cilat çifti i kaloi duke udhëtuar në Azinë Jug-Lindore për muajin e mjaltit”.

Please follow and like us: