Albspirit

Media/News/Publishing

Putin: Po nxitet një histeri anti-ruse

putin

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Perëndimorët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se, po nxisin një histeri anti-ruse.

Shefi i Kremlinit tha se Franca po përkeqëson situatën në Siri, duke shtyrë Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të vendosë veton për ndalimin e sulmeve ajrore në Alepo.

Vladimir Putin, president i Rusisë: Rusia është fajësuar për të gjitha aktet. Askush nuk diskutoi me ne, por thjesht hodhi hapat për rezolutë në OKB. Pse ndodhi kjo? Për të rënduar gjendjen dhe për të nxitur një histeri anti-ruse në mediat e kontrolluara.

Por presidenti rus nuk e la me kaq. Ai lëshoi një lumë akuzash edhe ndaj ministrit të jashtëm britanik Boris Johnson, për të cilin tha se po nxit një fushatë “rusofobie”. Kryediplomati britanik bëri thirrje për protesta në ambasadën ruse në Londër, kundër sulmeve ajrore në Siri.

Putin akuzoi gjithashtu edhe kandidatët presidencialë në SHBA se po përdorin Rusinë për të shtuar kuotat e tyre politike, si edhe mohoi që Moska të jetë e përfshirë në piratimin elektronik ndaj Partisë Demokratike Amerikane.

Please follow and like us: