SHBA, instruktori shqiptar parandalon sulmin terrorist me avion
Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit në SHBA, po kryen një hetim lidhur me përplasjen e një aeroplani.
Instruktori i aeroplanit që është përplasur, po trajtohet për lëndime në qendrën spitalore në Bridgeport dhe ka treguar gjithçka para hetuesve.
Ai është identifikuar si shqiptar, me emrin Arian Prevalla. Piloti është president i Akademisë Amerikane të Fluturimeve, shkruan një medium amerikan.
Në bazë të hetimeve, besohet se Prevalla ka qenë në aeroplan me një student nga Jordania, i cili kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ëndrrën për t’u bërë pilot.
Po dyshohet se jordanezi me emrin Rafael Majdi Feritekh, ka tentuar që të kryejë një sulm terrorist dhe mendohet është Prevalla ai i cili ka marrë nën drejtim timonin e aeroplanit dhe e ka rrëzuar.
Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me saktësi brenda aeroplanit që është përplasur, mirëpo deri më tash po thuhet se në mes Prevallës dhe jordanezit ka pasur përleshje fizike.
Avioni me dy motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë e u përfshi nga flakët. Nga rrëzimi, studenti i fluturimit Feras Freitekh mbeti i vrarë në vend, ndërsa instruktori i tij shqiptaro-amerikan fatmirësisht shpëtoi gjallë, por ka marrë djegie të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.