Albspirit

Media/News/Publishing

“Trump ishte si oktapod. Duart e tij më futeshin kudo”, gruaja flet për eksperiencën në avion

Akuzat dhe skandalet ndaj kandidatit republikan për kreun e Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk kanë fund. Këtë herë akuzat janë publikuar në prestigjozen “The New York Times”.Kanë qenë dy femra ato të cilat kanë akuzuar Trumpin se “u ka futur duart” dhe i ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa kanë rastisur në mjedise të ndryshme bashkë. “Kandidati republikan më ka prekur nga gjoksi dhe u përpoq të më prekte në pjesë të tjera gjatë një fluturimi, ku ishim ulur ngjitur me njëri-tjetrin, tre dekada më parë”, – ka thënë për “The New York Times” 74-vjeçarja nga Manhattan, Jessica Leeds. Gruaja ka rrëfyer se kishte qenë e ulur ngjitur me zotin Trump në një kabinë të klasit të parë të një fluturim për në Nju Jork, kur ai zgjati duart dhe filloi të prekte. Në atë kohë Jessica ishte 38-vjeçe. “Trumpi ishte si një oktapod … duart e tij më futeshin kudo. Ishte një sulm seksual”, – tregon 74-vjeçarja. Një  tjetër grua tha se Trump e puthi në buzë kundër vullnetit të saj në zyrën e tij në vitin 2005. Nga ana tjetër ka reaguar stafi përgjegjës që merret me fushatën e Trump. Të gjitha këto akuza përfaqësues ii Trump në publik ka thënë se janë shpifje ndërsa artikullin e cilësoi si të pabazë.

Please follow and like us: