Albspirit

Media/News/Publishing

Udhëtimi i vdekjes/ Postimet e fundit të tre shoqeve të ngushta që vdiqën në Sukth

Tre vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sukth, ishin shoqe të ngushta. Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti kanë shumë foto me njëra- tjetrën në Facebook. Ato duket se i kishin pasion udhëtimet, pasi në profiliet e tyre në FB ka shumë postime së bashku, gjatë udhëtimeve. Vetëm pak orë para aksidentit që do i merrte jetën, një nga vajzat, Elona ka lënë postimet e fundit.

Rreth orës 11:00 të natës së mbrëmshme, Elona ka ndarë me miqtë një foto ironizuese me peshën. “Kush ka humbur 5 kg të vijë se i kam unë”.

izabel1

Kurse vetëm pak para kësaj, ka postuar një poezi të Teodor Kekos.

Më 8 tetor, Izaleba ka ndarë nga profili i saj fotot me dy shoqet, komentuar, “Duke shijuar diten me Gretën dhe Elonen”.

Postimi i fundit i Gretës, është tatuazhi që babi i saj ka bërë, me emrin e së bijës.

tatu

Po në tetor, Greta ka postuar në faqen e saj në FB, një video, xhiruar nga brenda makinës në lëvizje, ku dëgjohet muzikë greke dhe ndodhet e relaksuar së bashku me dy shoqet e saj.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100009040248447%2Fvideos%2F1646599832318009%2F&show_text=0&width=560

Please follow and like us: