Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes në moshën 88 vjeçare mbreti i Tajlandës, mbretëroi për 70 vite

Adulyadej_1486018c

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare mbreti i Tailandës Bhumibol Adulyadej.

Përgjatë 70 viteve të qëndrimit ë tij në fronin mbretëror, ai shihej si figurë stabilizimi në një vend të goditur nga trazirat politike dhe grusht-shtete të shumta.

Ai ka qenë në gjendje të dobët shëndetësore viteve të fundit dhe ka bërë pak paraqitje publike.

Vdekja e mbretit vjen në kohën kur Tajlanda është nën sundimin ushtarak, pas një grushtshteti më 2014.

Trupi i tij do të qëndrojë në “Grand Palace” të Bangkokut në një urnë të artë, mbuluar në mëndafsh, ar dhe diamantë, për një periudhë të njohur zyrtarisht si 999 ditë.

jhj

Në këtë foto të Dhjetorit 2011 ai duket teksa lë spitalin Siriraj ku kishte jetuar nga koha kur u sëmur, për të shkuar në Pallatin Mbretëror për të festuar ditëlindjen e tij të 84-t.

Gruaja e tij, Mbretëresha Sirikut qëndron pas tij, e veshur me një fustan të artë.

Please follow and like us: