Zyrtarizohet emërimi i Guterres Sekretar i Përgjithshëm i OKB
Njëqind e nëntëdhjetë e tri vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë zgjedhur me aklamacion ish kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, si Sekretar të ardhshëm të OKB-së.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Peter Thompson, tha se shtet anëtare e aprovuan me aklamacion rezolutën për zgjedhjen e tij në krye të OKB-së, transmeton Express.
Guterres, 67-vjeçar, i cili ka shërbyer edhe si shef i OKB-së për Refugjatët për 10 vite deri në fund të dhjetorit të kaluar, do ta marrë detyrën si diplomati kryesor i botës më 1 janar, kur edhe mandati i dytë pesëvjeçar i Ban Ki-moonit mbaron.
Javën që shkoi, Këshilli i Sigurimit e nominoi me aklamacion Guterres për Sekretar të Përgjithshëm, pas gjashtë javësh votime informale.
Please follow and like us: