Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Berishës, “Kathimerini” zbulon palën e tretë që prishi marrëveshjen e detit me Greqinë

Gazeta greke “Kathimerini” i ka bërë jehonë deklaratës së ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha për arsyet e prishjes së marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë e firmosur në vitin 2009. Ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 5 vjet më parë dhe sipas Berishës shkak u bënë ndërhyrjet e jashtme, pra një palë e tretë. Duke akuzuar kryeministrin Rama për dërgimin e marrëvshjes në Kushtetuese, Berisha tha në sallën e Kuvendit: “Unë them me siguri të plotë se e keni bërë këtë në interes të një pale të tretë”, citon lapsi.al.

“Kathimerini” citon Berishën që shtoi se populli shqiptar do të mësojë së shpejti për të kuptuar motivet e vërteta të administratës Rama.

“Një marrëveshje midis Athinës dhe Tiranës për përcaktimin e shelfin kontinental dhe kufijtë detarë në detin Jon u nënshkrua në vitin 2009 mes Berishës dhe homologut të tij grek në atë kohë, Kostas Karamanlis. Marrëveshja u anulua më vonë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pas veprimit nga ana e liderit të opozitës Rama” – shkruan “Kathimerini” e cila për herë të parë përmend edhe se cila mund të jetë kjo palë e tretë.

“Edhe pse vëzhgues të ndryshëm kanë folur për presion turk për të anuluar marrëveshjen, asnjë zyrtar shqiptar – përfshirë Berishën – ka pranuar kurrë këtë në publik” – shkruan “Kathimerini”.

Please follow and like us: