Albspirit

Media/News/Publishing

Biseda me SMS/ Beqja e pyet për shërbimin në QSUT, nipi i përgjigjet: Gjyshja ka vdekur prej një muaji

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka nisur prej kohësh majten e “sukseseve” në punën e tij dhe për këtë pyet pacientët përmes mesazheve telefonike, se çfarë përshtypjesh kanë për cilësinë e shërbimit në QSUT.

Një prej këtyre mesazheve i është dërguar znj. Ilfete. Beqja i kërkon të vlerësojë shërbimin në QSUT përmes një sms falas. Por ministrit i ka kthyer përgjigje nipi i saj, Fabian Topollaj, i cili është ndërkohë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i zgjedhur nga PD-ja.

“Unë jam Fabian Topollaj, nipi i Ilfete Topollajt. Së pari faleminderit për sms zoti ministër i Shëndetësisë. Nesër kemi përkujtimoren e një mujorit të vdekjes së gjyshes, po të doli koha nga hajdutëritë e përditshme në sistemin e shëndetësisë, je i ftuar të na bashkohesh në hidhërimin tonë”, i shkruan Topollaj.

Nga ana tjetër, ministri Beqaj direkt, ose ndoshta sistemi kompjuterik i ka dërguar automatikisht SMS-në: “Faleminderit për përgjigjen tuaj”

Please follow and like us: