“Rrezja e vdekjes”, arma më e re e Rusisë. Çaktivizon raketat deri 1 km larg

Ministria ruse e Mbrojtjes në bashkëpunim me kompaninë UIMC ka ndërtuar një armë të re, e cila është quajtur “Rrezja e vdekjes”.
Zyrtarët ruse bëjnë të ditur se kjo armë është planifikuar për të çaktivizuar avionët pa pilotë, madje edhe raketat deri në një kilometër larg.
Mostra e parë e kësaj arme është zbuluar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, edhe do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut.
“Kjo është një armë krejtësisht e re, e cila nuk është krijuar nga asnjë shtet tjetër megjithëse ka pasur tentativa”, tha një zyrtar rus.
Please follow and like us: