Albspirit

Media/News/Publishing

3 partitë e reja, gati për zgjedhjet vitit 2017

Tanimë është e sigurtë që votuesit e vitit 2017, do të kenë 3 sigla partish të reja të rëndësishme që do të hapin telashe për partitë e “mëdha”.

Partinë e re të Blushit dhe partinë që është gati të debutojë nën drejtimin e Gjergj Bojaxhiut, janë njoftuar sëfundmi se janë pothuajse gati për veprim politik.

Në të vërtetë këto janë 2 parti të reja qytetare dhe kanë dy drejtues karizmatikë në drejtimin e tyre, me pikësynim “kapjen” e shtresës së gjerë të të zhgënjyerve të zgjedhësve shqiptarë.

Nëse votuesit e partisë së Blushit do të jenë kryesisht të majtë dhe të Qendrës së majtë, Bojaxhiu synon të kapë vota të Djathta të zhgënjyera dhe që nuk ndjehen të përfaqsuara.

Gjithashtu do të sigurojë padyshim një surprizë edhe Partia Agrare ambientaliste e Agron Dukës dhe do të jetë edhe kjo një Parti e qendrës së majtë.

Agron Duka është një figurë simpatike, që mendohet se do të rrisë me shpejtësi pëlqyeshmërinë e vet elektorale, sepse është shumë e mbështetur në territor.

Please follow and like us: