Çmenden dhe disa amerikanë: Fiton 5 000 dollarë nëse thua Clinton është… përdhunues!
Prezantuesi i një emisioni amerikan të ekstremit të djathtë në radio ka shpallur një konkurs ku fitohen 5 000 dollarë nëse bërtisni “Bill Clinton është përdhunues”, që tashmë dëgjohet vazhdimisht në mbledhjet e fushatës së Hillary Clinton.
Alex Jones, 42 vjeç, që drejton radion “Infowars” në faqen e tij të internetit me të njëjtin emër, premton 1 000 dollarë për atë që do të mbajë në televizion për më shumë se pesë sekonda një bluzë me protretin e ish-presidentit Bill Clinton të shoqëruer nga fjala “rape” (përdhunim).
Por ju mund të fitoni gjithashtu 5 000 dollarë nëse duke mbajtur këtë bluzë ose slogane të ngjashme, bërtisni në televizion “Bill Clinton është përdhunues”.
Përkrahës i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, të cilin e ka ftuar gjithashtu në radion e tij, Jones është edhe një ndjekës i teorive të komplotit duke konsideruar se presidenti Barack Obama dhe Hillary Clinton janë të “poseduar nga djalli”.
Veshur me bluza ku mund të lexohej “Bill Clinton përdhunues”, disa manifestues ndërpryen të martën fjalimin e Barack Obama në Karolinën e Veriut. Madje këto lloj manifestimesh ndërpresin rregullisht takimet e ish-zonjës së parë, Hillary Clinton.