Albspirit

Media/News/Publishing

Imigracioni në Shtetet e Bashkuara


Imigracioni është një çështje e rendësishme në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kandidati republikan Donald Trump premton ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, të dhënat tregojnë se ka më shumë gjasa që imigrantët të vijnë nga Azia, se sa nga Meksika, apo nga Amerika Latine. Imigrantët po ndikojnë së tepërmi tek kultura, ekonomia dhe siguria e Shteteve të Bashkuara.

Manasi Gopala nga India tani është shtetase amerikane që jeton në Karolinën e Veriut. Gjatë festimeve për pavarësinë e Indisë, guvernatori i Karolinës së Veriut Pat McCrory tha se duhen nxitur më shumë njerëz si Gopala që të vendosen në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është ana më e mirë e Amerikës dhe e Indisë. Ne punojmë së bashku, mësojmë së bashku dhe lutemi së bashku.” – tha guvernatori i shtetit.

Kufiri me Meksikën ka mbizotëruar debatin publik gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë. Por ka patur edhe thirrje për kthimin në vendet e tyre të 11 milionë imigrantëve të paligjshëm dhe ndërtimin e një muri për të mos i lejuar ata të hyjnë në vend. Por të dhënat qeveritare tregojnë se pjesa më e madhe e imigrantëve kanë më tepër të përbashkëta me Manasi Gopalën – ata janë aziatikë dhe të shkolluar. Tegjistrime më të fundit të popullsisë tregojnë se, India dhe Kina janë burimi kryesor i imigracionit në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi, pastaj vjen Meksika.

Gopala, e cila vjen nga Bangalorja, kryeqyteti teknologjik i Indisë, thotë se është njohur me kulturën amerikane që në moshën 6 vjeçare, kur shikonte filma amerikanë si Star Trek.

“Aeroplanmbajtëset më të fuqishme ndërtohen në Amerikë. Nëse të ka për t’u gjendur një kurë për kancerin, mendoj se shanset më të mira për ta realizuar këtë, janë në Amerikë.”

Miliona imigrantë të tjerë erdhën në mënyra të ndryshme në Amerikë.

19 vjet më parë, ky burrë u fut ilegalisht në Amerikë përmes kufirit me Meksikën dhe u vëndos në Karolinën e Veriut. Ai kërkoi që emri i tij dhe vendndodhja të mos publikoheshin nga frika e deportimit. Ai di një anglishte të dobët dhe ka vetëm gjashtë vjet shkollë, prandja mundësitë e tij ishin për punë të kufizuara. Si shumë bashkëkombas, ai përfundoi në fushat e duhanit.

“Në ditë të nxehta, të ftohta apo me shi, ne na duhet të punojmë pa pushim.” – thtoë ai.

Dy vjet më vonë, atij i ardhën edhe gruaja dhe dy fëmijët. Edhe atyre ju desh të punonin në bujqësi. Vitet e fundit numri i imigrantëve të ardhur nga Meksika është më i vogël se sa i atyre që janë vendosur në Amerikë.

Dan Stein, i Federatës për Reformën e Imigracionit, thotë se importimi masiv i krahut të punës po e dëmton klasën e mesme në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ka bërë që ne të kemi vazhdimisht nevojë për punonjës të kualifikuar të fushës së teknologjisë.” – thotë ai.

Eksperti për demografinë në Universitetin e Karolinës së Veriut, James Johnson, thotë se në kushtet kur po vihet re një plakje e popullsisë, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për punonjës me kualifikim pakët po aq sa edhe për inxhinierë dhe mjekë.

“Imigrantët plotësojnë kërkesat e nevojshme në tregun e punës. Është fjala për punët e vështira, apo të rrezikshme që nuk i bëjnë amerikanët.”– thotë eksperti.

Ky imigrant meksikan thotë se është mirënjohës për mundësitë që ka gjetur në Amerikë, por shton se ai ka dhënë kontribut për komunitetin. Dy vjet më parë ai la fushat e duhanit dhe hapi një ushqimore dhe një restorant në qytetin ku jeton aktualisht.

“Kur blen ujin, benzinën apo energjinë elektrike duhet të paguash edhe taksat”, – thotë ai.

Ai ende ende nuk ka fituar status ligjor por thotë se kjo është shtëpia e tij.

Imigrantja nga India Manasi Gopala u bë shtetase amerikane në vitin 2013. Ajo thotë se diversiteti etnik është forca më e madhe e Amerikës.

Please follow and like us: