Albspirit

Media/News/Publishing

Polonia projekton kanal 225 milionë dollarë për të shkëputur varësinë nga Rusia

Europa po ndahet sërish. Edhe kësaj radhe me Rusinë, jo me mure si në Luftën e Ftohtë. Por duke shkëputur fijet natyrale ekonomike. Polonia, një nga vendet më antiruse, ka vendosur që të shkëpusë varësinë nga Moska duke nisur punën për ndërtimin e një kanali që do të jetë 1.3 km i gjatë, 80 m i gjerë dhe 5 m i thellë e që do të kushtojë 225 milionë dollarë. Kanali do të shmangë detyrimin e tanishëm të anijeve që dalin nga Polonia nga qyteti port Elblag për të dalë në Balltik përmes ujërave territoriale ruse. Kanali shmang qytetin port të Rusisë, Baltiysk, duke shfrytëzuar pjesën perëndimore të lagunës së lumit Vistula.

Kreu i partisë në pushtet, “Ligj dhe Drejtësi”, Jaroslaw Kaczynski, nuk e ka fshehur se projekti që pritet të mbarojë në vitin 2020 synon pikërisht eliminimn e varësisë nga ve dimet arbitrare ruse. Nga Rusia ky projekt cilësohet thjesht dhe vetëm si politik dhe pa përfitime ekonomike. Elblag ka lidhje të vjetra me portet ruse prej nga ku importon. Po kështu, agjencitë ruse shtojnë, se kanali pason projekte të nxituara nga BE-ja, si ai i një hekurudhe në vendet baltike, anës detit Balltik, që lidh Helsinkin me Berlinin përmes Varshavës, diçka që kujton atë Lidhjen  mesjetare të Hansës.

Please follow and like us: