Albspirit

Media/News/Publishing

Shkreli: Çështja Çame gjen zgjidhje thuajse të natyrshme në kuadër të BE-së

Greku i thjeshtë ka ndopak vrarje ndërgjegje për si qarqe të caktuara i kanë trajtuar çamët gjatë gjithë shek XX”

Studiuesi Artan Shkreli, ka publikuar një hartë të vitit 1820, të Shqipërisë së poshtme ku përfshihet krahina epiriote e Çamërisë. Fotografia e hartës është e realizuar nga Thomas Smart Hughes. Përmes një postimi në facebook, Artan Shkreli thekson se është një fakt më shumë për të qartësuar grekofilët që nuk duan të pranojnë zgjidhjen e Çështjes Çame.

artan shkreliEdhe unë hyj ndër ata që besojnë se Çështja Çame gjen zgjidhje thuajse të natyrshme në kuadër të BE-së, nëse procesi i anëtarësimit vijon, por meqenëse ka shumë terr mes grekofilëve, deri atëherë duhet t’i zdrisim pak e nga pak. Besoj dhe se greku i thjeshtë ka ndopak vrarje ndërgjegje për si qarqe të caktuara i kanë trajtuar çamët gjatë gjithë shek XX.

Po postoj këtu një hartë të Shqipërisë së poshtme, përfshirë krahinën epirote të Çamërisë, bërë nga Thomas Smart Hughes, më 1820, kur shteti Grek dhe ai Shqiptar ende nuk ekzistonin, ndërsa “Tzamouria” po (gjithnjë aty kundruall Korfuzit deri në Gji të Artës)”. Më poshtë harta e publikuar nga Shkreli.

harta e camerise

Please follow and like us: