Albspirit

Media/News/Publishing

Tirana, Prishtina, Beogradi…, bizantizmi

Nga Keti Bazhdari

Më këtë multifjalë dua të përmbledh cdo përpjekje të dëshpëruar të ditëve të fundit, për të vënë në qendër të goditjeve skuthe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi. Në fakt, në vazhdën e vizitave më me rëndësi për rajonin, kjo qe më e arritura!

E shkelqyeshme dhe sfiduese ndaj eksitimit të qarqeve të vjetra të errësirës, të pushtuar nga paniku i asimilimit. Nëse ka dicka që injoranca i tmerret, është pikërisht asimilimi në përballjen pa kufij me logjikën, në fushë të hapur, aty ku s’ngre dot barrikada përcarjesh etnike, fetare me retorika konfliktuale.

Streha më e lakmuar e injorancës është konflikti. Historia i kushton faqe të tëra mrrokllave, që i janë servirur e i serviren përditë njerëzve, nën petkun e idealeve, vetëm e vetëm që të mbahet gjallë një konflikt.

Imagjinoni tani Ballkanin, ish zemrën bizantine të Europës për 1100vjet, mbushur me histori fatale intrigash e sundimi tiran, me logjikë vëllashitëse e emocione vëllavrasëse, me marrëzi instiktesh të pakontrolluara që njohin vec një zot;

Luftën ( tamam ambjenti për t’i kushtuar vëmendje e kohë të tepërt protokollit të pragjeve diplomatike!) Enverista, fashista, pseudonacionalista, që thërrasin vdekje për një gardh.

Hiqen si lidera të fortë, të vendosur, para të vetëve, po kur vjen puna për përballjen reale kompleksohen dhe sillen si minj zyrash. Të aftë deri në delir, vetëm për të manipuluar instiktet e një turme, sflliten në kontrastin e parë të performancës kundrejt pritshmërive që kanë zgjuar.

I tregojnë armikut shaminë e bardhë nën tryezë dhe shmangin cdo përballje tjetër duke fabrikuar intriga të gatshme, me përmbajtje ekstremiste, për të justifikuar paftësinë, tamam si ata frikacakët, që të hapin veshët duke bërë si trima. Në fakt fitorja më e madhe ndaj kundërshtarit nuk është shmangia, biles as goditja, sepse edhe ajo një ditë do të kthehet, por c’armatosja.

Edi Rama bëri fiks këtë. Në më pak se dy vjet hapi dyert e kullave të gurta që mbanin të izoluar komunikimin me serbët, si dhe spostoi vëmendjen përtej armëve. Kjo jo për të nënshtruar, as për tu nënshtruar, po për të treguar se inteligjenca dhe formimi janë kyce në menaxhimin e konfliktit, si cilësi pa origjinë, fe e krahinë dhe se agresiviteti lind kur s’ka argument.

S’ka njeri që të mos ketë vënë re kësaj rradhe tonet e moderuara të z.Vucic, si dhe c’kompleksimin e tij për të diskutuar mbi tema, që ende vijnë era barut. Për ata që e kuptojnë edhe ata që s’duan, kjo është në interesin e të gjithëve ne, që jetojmë në këto troje. Askujt s’i intereson një luftë e re ballkanike me përjashtim të 2- 3 partive, përfaqësuese të një grusht naivësh. Europa dhe bota po shkojnë drejt heqjes së kufinjve dhe ne s’do i mbajmë për hatër të kauzës së këtyre.

Nën patronazhin e shprehur qartë nga perëndimi, Rama dhe Vucic po i prijnë një Ballkani të cliruar nga komplekse obscure, shekullore, alla “madre Rusia”, me muzhik e opinga. Dhe fati jonë si shqiptarë, të kemi për kryeministër një njeri, i cili përmbush gjithë parametrat për të marrë rolin e kryearkitektit gjeopolitik në pjesën më të trazuar të Ballkanit.

Nën këtë logjikë, sot nuk ka shqiptarë Shqipërie e as Kosove, që të mos ndjehej i përfaqësuar me Edi Ramën, por për disa, vala vjen më vonesë dhe për cudi këta janë të parët që vënë tellallin dhe pa diskutim, të parët që harrohen. Ajo cfarë ngelet, është aspirata dhe angazhimi për një Europë pa kufinj e barriera inferioriteti, etnike e fetare, ku diferencën ta bëjnë kulturat dhe jo prapambetja.

Please follow and like us: