Albspirit

Media/News/Publishing

Test inteligjence i niveleve të larta…

Test inteligjence i niveleve të larta...

Rrjeti social i “Facebook”-ut i ka “çmendur” përdoruesit e tij pas publikimit të një të ashtuquajturi “test inteligjence i nivelit të lartë” gjatë fillimit të këtij muaji, duke futur në mendime dhe tentativa zgjidhjeje me qindra e mijëra njerëz.

Fotoja, e publikuar më 4 tetor nga faqja “Sales-Fiction” ishte titulluar me togfjalëshin “Shpërndarje nëse e kuptoni!”.

E duke njohur natyrën njerëzore, apo më saktë që askush nuk dëshiron të akuzohet se nuk i kupton gjëra të tilla, kjo foto u bë virale, duke shënuar më shumë se 177 mijë shpërndarje dhe mbi 14 mijë pëlqime. Thënë këtë, jo të gjithë e kanë kuptuar dredhinë e këtij “testi inteligjence”, por askush nuk do të donte të dukej sikur nuk e zgjidhnin dot.

Shumëkush u shfaq i shpejtë në shpërndarjen e këtij postimi, por pati edhe nga ata që lanë shënim përmes komenteve mbi “të metën” e tyre të të mos kuptuarit të saj.

Realisht ai nuk është një test matematikor, përkundrazi, është një ushtrim për të zbuluar intrigën që fshihet pas të ashtuquajturave “përllogaritje”, që nuk kanë të bëjnë aspak me nivelin e inteligjencës së njerëzve.

Ndaj dhe, duke parë që seksioni i komenteve u mbush plot me kritika qesharake, edhe faqja që e publikoi e ka hequr atë.

Në foto keni “testin e inteligjencës”, ndërsa më poshtë po japim edhe zgjidhjen.

8+2 = 16106
8×2 = 16
8+2 = 10
8-2 = 6
16-10-6 …. 16106

Pra, rezultatet e dala nga shumëzimi, mbledhja dhe zbritja e dy numrave, shkruhen bashkë (duke sjellë një numër disashifror). Këtu nuk bëhet fjalë për matematikë, por thjesht një dredhi që i bën njerëzit të lodhen për të gjetur zgjidhjen.

Please follow and like us: