Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia legalizon kultivimin e kanabisit

Turqia e legalizon kultivimin e kanabisit

Turqia e ka legalizuar kultivimin e kanabisit në 19 provinca, në mënyrë që ta luftojë prodhimin e jashtëligjshëm të saj, sipas një rregulloreje të Ministrisë së Ushqimit, Bujqësisë dhe Bagëtisë.

E publikuar në Gazetën Zyrtare në fund të shtatorit, “Kultivimi i Kërpit dhe Kontrolli i Rregullores” do të lejojë prodhimin e kanabisit të kontrolluar dhe sanksionuar nga ministria në provincat e selektuara, për qëllime shkencore dhe mjekësore, transmeton Express.

Sipas rregullores, kultivuesit e kanabisit duhet të marrin leje nga Qeveria për të kultivuar kanabis për një periudhë trevjeçare, sipas gazetës turke “Hurriyet”.

Kultivuesit potencialë duhet marrin një autorizim që dëshmon se ata nuk kanë qenë të përfshirë në prodhimin ilegal të kanabisit apo narkotikeve, apo përdorimin e tyre në të kaluarën./Express/

Please follow and like us: