Albspirit

Media/News/Publishing

Loreta Stamo dhe rruga 42 në Manhattan

Personazh në librin “Zonjat shqiptare në Nju-Jork”

loreta_stamo_01 Loreta Stamo, nisi punën si programiste sapo mori lejen për të punuar në Nju Jork. Edhe vetë çuditet  kur sjell ndër mënd si e fitoi atë punë në pranverën e vitit 1994. Kujton se nuk kishte asnjë informacion si përgatitej CV, si kërkohej një punë , çfarë duhet të thoshte e çfarë nuk duhej të thoshte në interviste, kur ndërkohë anglishtja e saj ishte e varfër. Nisi punë si programiste  në një kompani me një rrogë që ju duk mrekulli , por shpejt mësoi se ishte rrogë minimalepër atë profesion. Por Loretës, i dukej  një pagë shumë e mirë në atë kohë,  kur në Shqipëri  paguhej 12 dollarë në muaj. Dy vitet e punës në këtë kompani , me njerëz të mirë përreth ,pjesa më e madhe programistë rusë , i konsideron sot si një shkollë e vërtetë në Amerikë. Loreta tregon se ju duk me interes një kompani që ndodhej në rrugën 42, afër Bryant Park, në zemër të Manhattanit, E fitoi atë punë dhe sot është në pozicionin e Planning Systems Manager. Nisi si  Programer analyst, Unix System Adminstrator, Data Base Adminsitrator , System Integrator. Shumë CIO ka ndërruar në vite, shumë zyra, bile në vitim 2003 kompania u ble nga Perry Ellis International, ku akoma është tani. Projektet që ka realizuar në vite dhe eksperienca e akumuluar e bëjnë të ndihet mirë profesionalisht, por edhe finaciarisht. Mban  lidhje të vazhdueshme me të rejat e teknologjisë dhe kompanitë që i prodhojnë ato. Loreta, shkon  shpesh në konferenca e seminare, shumica e te cilave zhvillohen në Nju Jork.  Nuk i ka ditët njësoj, bën gjithmonë diçka të re, që lidhet me disenjimin e proçeseve në sistemet e planifikimit te bisnesit duke përdorur të dhëna të grumbulluara për faktorë të shumtë, që pastaj përpunohen me algoritme të niveleve të ndryshme. I duhet të udhëtojë jo rrallë, kryesisht në Miami, pasi atje ka grupin, eprorë dhe vartësit e saj .

F.N : Si arrihet një karriere si e juaja në një vend si SHBA … ?

L.S  : Profesioni im ishte disi “lehtë” të arrihej në Amerike. Them i lehtë duke e krahasuar me artistin për shëmbull; Fusha ime është teknike dhe njohurite e aftësitë provohen shpejt. Kuptohet, të duhet edhe pak fat, sidomos në gjetjen e punës së parë këtu. Për profesione të tjera, të duhen prova para se të fillosh dhe provat nuk hyjne shumë në punë nëse nuk është ‘eksperienca amerikane’.

F.N : Si do ta konsideronit i Amerikën në jetën tuaj …?

L.S : Nuk e di në mund t’i përgjigjem saktë kësaj pyetje.Unë erdha në Amerikë në vitin 1993, plot energji për të bërë diçka me jetën time në fushën e profesionit, vetëm 1 vit pasi kisha mbaruar pasuniversitarin kur në Shqipëri, gjendja ishte si ‘e varur’ dhe s’dukeshin akoma shënjat e zhvillimit. Ndërsa Amerika, në ato vite, përparonte me hapa vigane. Amerika ka punuar në përgjithësi mirë për mua, por nuk e marr dot me mend se si edhe Shqipëria ndoshta mund të kishte punuar!

loreta_stamo_02F.N : Tani që ka kaluar shumë vite në profesionin tuaj…, mendoni se ka qënë profesioni i saktë  keni zgjedhur ?

L.S : Besoj se e kam bërë zgjedhjen mirë. Jam e sigurtë që mund të isha ndjerë mirë dhe në profesione të tjera si mjeke, profesion të cilin prindërit e mi, të dy mjekë, do donin që unë të zgjidhja. Bile nëna ime shkonte më larg, më thoshte që mund të bëhesha një kardiokirurge shumë e mirë, se kisha duar të sakta. Por isha e sigurtë tek ‘elektronika’, e ‘informatika’ dhe vetëm atë kërkova pas maturës. Dhe dëshira ime u realizua, pasi ia arrita qëllimit të mbaroja me ‘medalje ari’ gjimnazin, vetëm që të mund të zgjidhja degën që doja. Asnjëherë s’jam ndjerë keq në këtë profesion, e bëj me kënaqesi dhe më vjen natyrshëm e pa sforca.

F.N : Cila ka qënë trajektorja e profesionit tuaj në Amerikë… ?

L.S : Fillova pune si programiste, sapo mora ‘lejen për të punuar’, në NY. Çuditem , kur e sjell në mënd si e ‘fitova’ atë punë në pranverën e vitit 1994. Eh si e ka ndryshuar kompjuteri dhe interneti botën ! Mbaj mend që s’kisha asnjë informacion si të përgatisja resumene, si të kërkoja punë, çfarë duhet të thoja e çfarë duhet të mos thoja në intervistë, për të mos folur për varfërinë e anglishtes .Një mik më ndihmoi dhe ma daktilografoi resumene në makinë shkrimi. Çuditërisht morra një telefon që në grupin e parë dhe të fundit me 20 resume qe dergova! (fat numer 1). Më vonë, kuptova se sa keq e paraqita veten në atë bisedë telefonike me JP, bossin tim të ardhshëm. Por ai prapë më takim për intervistë, besoj për kortezi ose kuriozitet! (fat numer 2). Intervista…, eh…,pyetje e pergjigje pa pikë interesi nga të dy palet për rreth 20 minuta dhe kur po dukej sikur po mbyllej, diçka thashë që i tërhoqi vemëndjen atij. As vetë se di si u bë kthesa në atë interviste, por papritur biseda u bë interesante dhe u duk se intervista rifilloi me interes tjeter. Në fund, JP, më tha se ishte shume i interesuar dhe mu lut ta prisja 2 jave sa të konfirmonte hapjen e vendit të punës! (fat numër 3). E si të mos prisja unë! Dhe vërtet telefonata erdhi pas 10 ditësh dhe unë u gjënda programiste! Më propozoi një rrogë që m’u duk mrekulli, por që shpejt mësova që ishte një rrogë minimale për atë profesion. Më vonë kuptova që JP, po më jepte vetëm një shanc se diçka kishte pëlqyer në aftësitë që premtoja. Pas tre muajsh më kontaktoi zyra e HR dhe më njoftoi se prova ime në punë kish kaluar shumë mire dhe më dhanë rritjen e parë të rrogës. Pas 6 muajsh nga fillimi më dhanë një rritje rroge tjetër, dhe JP iu desh edhe të shpjegohej,  pasi nuk ishte procedurë normale. Aty kuptova se rroga që kisha filluar kish qënë e ulët për standartin amerikan dhe me këto dy rritje, shkoja diku aty normalja. Mua prapë më dukej kryevepër në atë kohe se e lashë Shqipërinë me një rrogë $12 në muaj. Punova dy vjet aty, me njerez të mirë , shumica programiste ruse. Kjo ishte shkolla ime e vërtetë në Amerikë! Ju jam shumë mirënjohëse qe ma dhanë këtë mundësi ! Programimi kish qënë ëndërra ime, por puna reale ishte bërë pothuaj rutinë. Mbaj mënd që krijova me deshirën time një ‘search’ enginë, diçka si ‘google’ në miniature që u pëlqye shumë. Bile vazhdonte të përdorej dhe vite pasi u largova nga ai vend pune.

F.N :Cila është historia e lidhjes tuaj me rrugën 42, afër ‘Bryant Park’

L.S : Një ditë të bukur maji, u nisa për një intervistë dhe sapo pashë adresën dhe ndërtesën thashë -kjo është! ‘Grace’, është një nga ndërtesat më interesante në rrugën 42, afër ‘Bryant Park’ në Manhattan! Intervista kaloi për mrekulli, dhe bosi i ardhshëm më shoqëroi tek ashensori dhe me tha ‘I would love to have you working here!’ Të nesërmen në mëngjes më erdhi me DHL me ‘offer letter’ nga intervista! Dy javë të tmershme kaluan pas kësaj kur i thashe punës aktuale qe do te largohesha për një punë tjeter. Nuk e kisha ditur që ata e kishin vlerësuar aq shumë punën time, se kurrë s’më kishin thënë diçka të veçantë përveç rrogës që ishte rritur 3 herë në me pak se dy vjet., you more money, but I can match that salary, if you stay’ dhe une i thashë ‘Jo’ se i kisha dhënë fjalën, Puna e re filloi mirë, vendodhja ishte shumë interesante, në zemër të Manhattan-it që me jepte mundesi ta shijoja Nju Jorkun dhe në mëngjes, edhe në pushimin e drekës, dhe në mbrëmje, pas punës.

Akoma teknikisht punoj në të njejtën kompani, edhe sot pas më shumë se 21 vjetësh! Shumë lëvizje kam patur si kompania dhe unë në këto  17 vjet, gjithmonë lëvizje pozitive dhe interesante. Shume training dhe çertifikata kam marrë. Në fillim fillova si ‘Programer analyst’, pastaj ‘Unix System Administrator’ pastaj edhe ‘Data Base Administrator’, pastaj ‘System Integrator’  si ‘Planning Systems Manager’. Shumë CIO kam ndërruar ne vite, edhe shume zyra, bile në vitim 2003 kompania ku fillova u ble nga Perry Ellis International ku akoma jam tani. Projektet që kam realizuar në vite dhe eksperienca e akumuluar më bëjnë të ndjehem mirë profesionalisht, por edhe finaciarisht. Mbaj lidhje të vazhdueshme me të rejat e teknologjisë dhe kompanitë që i prodhojnë ato. Shkoj shpesh në konferenca e seminare, shumica e te cilave zhvillohen në Nju Jork. Puna që bëj sot është interesante, dhe jo-monotone. Nuk i kam ditët njesoj, bëj gjithmonë diçka të re, që lidhet me disenjimin e proceseve në sistemet e planifikimit te bisnesit ku punoj, duke përdorur të dhëna të grumbulluara për faktorë të shumte, qe pastaj perpunohen me algoritme të niveleve të ndryshme. Më duhet të udhetoj, jo rrallë, kryesisht në Miami, sepse atje kam gjithë grupin, edhe eprorë dhe vartësit e mi.

lori2F.N : Keni nje vajze 12 vjeçare, Fionën…

L. S : Vajza ime, Fiona, flet shumë mirë shqip. Meritën kryesore e ka nëna ime, e cila kujdeset për Fionen pasi kthehet nga shkolla. Fiona ka qënë në Shqipëri disa herë . I ka takuar të gjithë të afërmit dhe miqtë, kemi bërë shumë udhëtime në Shqipëri. Sigurisht më shumë ka vizituar Tiranën dhe Beratin. Di shumë gjëra për Shqipërine, historinë, gjeografinë.

F.N : Në SHBA, jeton një komunitet i madh shqiptaresh . Cili do ishte  komenti juaj për kete komunitet ?

L.S : Është një komunitet i përzier, me shqiptarë të brezit tim që kanë lindur këtu nga prindër shqiptarë dhe shqiptarë të ardhur në 20 vitet e fundit. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe përzgjedhja është bërë me parimet e Shqipërisë; lidhje familjare, lidhje profesionale, lidhje me prindër fëmijësh të moshës së vajzes sime etj. Shqiptarët në Amerikë, i gjen kudo, dhe janë shumë dhe ka plot të suksesshëm. E vërteta është se nuk është më si në vitet 90-të, kur erdha unë  që do të doja të bëja mik këdo që fliste shqip, se ishin shumë pak. Përpiqem të kontribuoj për komunitetin, në mënyra të ndryshme, por edhe duke mbështetur organizatat e ndryshme shqiptare-amerikane,  në Nju Jork. Bëj pjesë, për më shumë se 14 vjetësh ne bordin e organizatës AAWO-Albanian American Woman Organization “Motrat Qiriazi”.

F.N : Sot çfarë është për ju Amerika ? Si do ta zbërthenit ju jetën që bëhet në kontinentin amerikan ?

L.S : Bilanci sot është 27 vjet në Shqipëri dhe 22 vite në Amerikë. Puna, shtëpia, vajza 12 vjeçare e lindur këtu, rrethi i kolegeve dhe miqve të këtushëm. Për më shumë nga brezi im shumica janë jashtë Shqipërisë. Jam mësuar me jetën e këtushme, se u bënë shumë vite, ndërkohë Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe në disa ndryshime e gjej veten tërësisht jashtë.

loreta_stamo_03F.N :  Çfarë keni mësuar ju nga Amerika dhe ju në Amerikë ?

L.S : Kam mësuar shumë, pasi jeta këtu është e vrullshme dhe e ngarkuar dhe s’të le shumë kohë t’i mendosh dhe t’i bësh gjërat ndryshe nga vorbulla e përgjithshme. Jam e kenaqur me profesionin tim dhe punën që bëj. Më pëlqen që ditët e mia nuk janë kurrë njesoj.

F.N :  Si e shihni ju sot Shqipërinë ? Keni ndonjë plan për vendin tuaj të origjinës ?

L.S : Gjithmone kam qënë dhe jam krenare të tregoj nga vij. Me gjithë të mirat e të këqijat tona, besoj se Shqiperia s’ka rrugë tjetër veçse të bëhet më mirë, çdo ditë, pavarësisht nga kush është në krye. Shqiptarët jane të zgjuar e novatorë nga natyra, dhe e duan progresin, megjithë zigzaget e pashmangshme të kalimit nga diktaturë në demokraci. E ndjek Shqipërinë nëpërmjet miqve e të afërmëve dhe nëpërmjet vizitave të shpeshta, jo nëpërmjet politikës dhe qeverive. Unë besoj se progresi do të vij nga poshtë jo nga lart. Planet e mia me Shqiperinë janë gjithmonë të hapura.

F.N : Po gruan shqiptarë si e shihni në komunitetin shqiptar ?

L.S : Gruaja shqiptare e ardhur ne 20 vitet e fundit , është integruar mirë në shoqërinë amerikane dhe ka një forcë të madhe në komunitetin shqiptar këtu. Dua të përmënd organizatën e gruas Shqiptaro- Amerikane ‘Motrat Qiriazi’ në bordin drejtues të së cilës shërbej për gati 15 vjet dhe kontribuoj sa mundem.

Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI ?

L. S : Grua e lirë në familje e shoqëri. Grua pa stereotipe, pa norma të paracaktuara nga shoqëria vetëm për faktin që është grua !

 

Please follow and like us: