…Po t`a rrëfej, por mos qaj!
…Po t`a rrëfej, por mos qaj!
(Për Anën!)
Anila Kruti
…Po t`a rrëfej, po mos qaj!
Zakonisht, të enjten pasdite pas terapisë së logopedisë që i bëja tim biri, ai parapëlqente të shkonte tek këndi i lojërave përbri me qendrën ku e çoja. Kishte rënë një shi i imët dhe pemët mbanin ende gjurmë shiu. Pellgjet e vogla driçonin nga dielli që sapo kishte dalë nga retë e ngjyrosura në gri. U ula në stol dhe po ndiqja me sy tim bir që luante. Përballë meje, një grua rreth 35 vjeç, që mundohej të qetësonte të birin, i cili dukej shumë agresiv.
Ai vazhdonte ta shtynte dhe qëllonte me shkelma, ndërsa ajo po e qetësonte duke e tërhequr pas kraharorit dhe i dha një karamele të vogël derisa u qetësua.
Ngela e shtangur nga gjithë ajo skenë dhe m`u rrënqeth trupi. Sytë më lotuan dhe mendova se paska më keq, paska nëna që vuakan shumë më shumë se unë. Pasi i biri u qetësua po ndiqte tim bir, i cili ktheu kokën dhe po priste aprovimin tim. Unë i bëra me kokë të luante dhe ai po e ndiqte nga pas nëpër lodra.
I shkova afër zonjës dhe u ula duke e përshëndetur. Nxorri një psherëtimë.
– Sa vjeç është ?-e pyeta.
– Dhjetë, – m`u përgjigj, – po nuk flet, vetëm bën shenja dhe nxjerr tinguj ulëritëse kur nervozohet. Është autik i rëndë.
Këtë herë psherëtiva unë…
– Nuk ke çuar në ndonjë qëndër trajnuese ? – shtova.
– Ku ta çoj? – ngriti zërin e revoltuar dhe më pa me sy dëshpërues.
E vështrova në sy dhe thellë lexova shumë vuajtje, aq sa jashtë në fytyrën e saj lexoheshin vijat e thella të vuajtjes.
- Ka qendra të specializuara, – i thashë private dhe shtetërore.
- Tek fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, ka një qëndër posacërisht për fëmijët autikë. Është grua me zemër të madhe , – shtova.
Qeshi me qesëndi dhe filloi të tregojë. Nuk kam para të trajtoj fëmijën me 400 euro terapi në muaj. Vetëm testi psikologjik për të parë zhvillimin e fëmijës kushtonte 30 mijë lekë, në listë për trajnim falas vënë kë u do qejfi. Pastaj, çfarë fondacioni, moj zonjë? Është më e ndershme t`a quajnë qendër trajtimi private. Heshta…
- Punon ?-e pyeta.
- Eh, – vazhdoi. Hallet e mia s`kanë të sosur. Jam nga rrethinat e Lushnjës. Kam punuar në administratën e komunës së Allkaj. U martova dhe jetoja me vjehrrën brenda në shtëpi. Linda djalin…
E kisha ëndërr një djalë. Një djalë shumë të bukur, të mirë, të isha krenare, por ja që zoti nuk ma dha siç e doja unë. Eh, Zoti…!
Vitin e parë të jetës, ai nuk po fliste dhe vjehrra me burrin me fajësonin mua. U divorcova nga burri se filloi të më rrihte dhe shpesh me thoshte se ishte faji im që kisha berë një djalë të sëmurë.
Desha t`i thosha që nuk është ashtu ,po ajo e kuptoi dhe vazhdoi të fliste.
Unë e dua shumë edhe pse është kështu!
Buzëqesha …
Erdha në Tiranë me shpresën se gjërat do të rregulloheshin. Gjeta një shtëpi me qera. Ndoshta jeta ime ndryshonte, ndoshta djali fliste…ndoshta fati do të më qeshte.
Vetëm…mes rrugëve të Tiranës, me lotë, luftë dhe dëshpërim, përpjekje. Po asgjë …Askush s`të ndihmonte! Fillova të kërkoja punë…ku nuk kam vajtur! U tregoja hallin e madh, hallin e shpirtit, dertet, lotët se mos u vinte gjynah. Ndodhte e kundërta. Me ta dëgjuar historinë nuk më merrnin në punë. Dëshpërohesha pa masë… Me se do të kthehesha. Para nuk kisha, punë nuk gjeja dot. Shteti të mbyllte dyert.
Fillova të pastroja nëpër shtëpi të ndryshme dhe natën qepja çanta. As këto nuk mjaftonin. Nëna më dërgonte pensionin e saj dhe unë mezi kthehesha me ato lekë që më dukeshin thesar. KEMP i djalit prej 90 mijë lekësh të vjetra nuk mjaftonin as për ilaçet, ushqimet, veshjet e tij. E çova edhe te fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” dhe nuk e përballoja dot. Tani e trajtoj në qendër shtetërore, por nuk ka ndonjë ecuri të madhe. Po qante me ngashërimë…Po qaja…
Ngriti kokën dhe më pa në sy..
Po qan…!- më tha.
- Hera e parë që shoh një njeri të qajë me mua,-më tha.
- Sepse kemi të njëjtën vaujtje,-shtova me zërin që më dridhej.
Të njëjtin dhembje që na bën më njerëzor. Mos, qaj i thashë se do të rregullohen gjërat. Ashtu kam bërë edhe unë. Ja, tani flet shkon në shkollë dhe hodha sytë nga im bir që po luante bash me djalin e saj.
Filloi të qajë përsëri…Kujt do t`ia lë ku të mos jem më! Kush do të kujdeset? Ku do ma çojnë? Në çmendinë…?
- Pse i mendon këto, – këmbëngula? Jeto kohën e tanishme me djalin.. Mundohu të bësh më të mirën. Jemi në Shqipëri. Kështu fuksionojnë gjërat, me përpjekje, luftë, sakrificë. Doja ta përqafoja mes lotësh, si motër.
Më pa edhe një herë në sy. Mos më shiko tani, kam qenë e bukur. Vuajtjet sëmundja…Jam me kancer! I kam muajt e fundit të jetës.
U afrova dhe e pëqafova me lotët që më rridhnin çurg:
- Ti je gruaja më bukur që kam parë. Lufta jote për djalin jetën të bën ty një grua të jashtëzakonshme. Nëna më e bukur, më e fortë. Je një heroinë! Të gjithë do të duartrokasin kur ta mësojnë këtë histori. Do të qajnë! Do të ngrihen në këmbë.Ti ke sfiduar fatin, institucionet, ata që nuk të janë gjendur.
Ti je e fortë. Më pëqafoi fort! Ngrita sytë lart te Perëndia ..
Pëshpërita …Pse?
Perëndia po qante!
Pas disa ditësh nuk e pashë gjëkundi. U rrënqetha. Pyeta dhe më thanë se nuk jetonte më. Djalin e kishe marrë e ema në fshat.
Qava për fatin e të gjitha nënave shqiptare që vuajnë për fëmijët e tyre.