“Rrno për me tregue”, aktori Derhemi emocionon artëdashësit shkodranë me veprën e At Zef Pllumit
Është rikthyer në qytetin e Shkodrës vepra monumentale e At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”.
Këtë herë ajo u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” si një mesazh qe vjen në prag të shpalljes te lumë të 38 martirëve të fesë.
Komunikimi mes njeriut dhe bimës, njeriut dhe kafshës, dhe pa mundësia që njeriu me njeriun të gjejnë gjuhën e përbashkët, ishte përzgjedhur si pjesë thelbësore e kësaj monodrame, qe erdhi nën regjinë e Milto Kutallës.
Mesazhi shkon sidomos për të rinjtë që dijnë pak për një nga periudhat e errëta që kaloi vendi.
“Kjo vepër u vu në skenë sepse kjo shoqëri ka nevojë për këtë katarsis që të kuptojë dhe të gjithë njerëzit, kush në një mënyrë dhe kush në një mënyrë tjetër të kërkojë falje për gabimet.Ndoshta dhe diçka më tepër. Unë mbetem në kuadrin e kërkimit të faljes, sepse duke pasur parasysh llojin tonë ishte më mirë të kërkonin vetëm falje dhe pjesën tjetër t’ua linin njerëzve të tjerë që ta kuptonin vetë se çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe çfarë duhet të ndodhë.Liria është një çikë problem, sepse unë nuk e di ka ardhur akoma apo jo”, shprehet aktori.
“Rrno për me tregue” erdhi përmes një skenografie të thjeshtë, me element funksional por me tekst goditës, duke përcjellë emocione të forta tek spektatori.
Këtë radhë pjesa u ngjit në skenë me mbështetjen e konferencës ipeshkvnore dhe Insitutit për Integrimin e të Përndjekurve.