Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e fundit/ I dënuari me vdekje i shkruan mamasë, ja letra e tij tronditëse dhe dëshira e fundit

letraaa

Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër. Pasi shkruajti për disa minuta, i dënuari thirri rojen dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.

Në letër shkruhej:

“Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje  je fajtore edhe për jetën që do humb.  E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?

Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?

I shpenzove me mua në qendrën tregtare.  E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?

Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.

Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik  dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.

Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka  nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.

Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.

Djali yt kriminel

Doja t’ju kujtoj se:

Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë.

Please follow and like us: