Ankaraja, Mosuli dhe hija e madhështisë së Erdogan
Petros Papakonstandinou
Ishte një detaj që nuk u vu re në zhurmën e ditëve të fundit, por që zbuloi atmosferën toksike që mbizotëron në marrëdhëniet turko-amerikane. Më 13 shtator, Marina Amerikane (US NAVY) mbushi 241 vjet nga themelimit i saj. Një prej mesazheve festive të postuara në Twitter i ishte dedikuar betejës së Tripolit në 1804, kur amerikanët mundën Flotën e atashuar të Perandorisë Osmane.
Brenda pak orësh Turqia u përfshi nga një rrëmujë reagimesh të egra. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” e quajti skandaloz “tweet-in ë marinës amerikane.” Personalitete të shquara, islamistët qemalistët dhe majtistë e interpretuan mesazhin si një paralajmërim të SHBA ndaj Turqisë se po të pushtonte Mosulin në veri të Irakut forcat turke do të kishin fatin e anijeve të pashait të Tripolit. Çështja mori përmasa të tilla aq që ministria e jashtme turke bëri notë proteste. Përfundimisht, marina amerikane e tërhoqi postimin.
Rol katalitik në nxitjen e mosbesimit midis Ankarasë dhe Uashingtonit luan fushata e vazhdueshme e ushtrisë irakiane, për të çliruar Mosulin nga Shteti Islamik (IS) me mbështetjen e SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Tayyip Erdogan ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vendi i tij ka për qëllim të jetë i pranishëm si “në fushën e betejës ashtu dhe në tryezën e bisedimeve (pas çlirimit të qytetit). ” Një qëndrim që e ka çuar në konflikt me Bagdadin, pasi kryeministri i Irakut Haider Abad i ka quajtur forcat turke që ndodhen në verilindje të Mosulit si “ushtri pushtuese” dhe ka kërkuar largimin e tyre të menjëhershëm. Amerikanët nga ana e tyre kanë mënjanuar Erdogan duke deklaruar se është Abadi që ka fjalën e fundit se kush do jenë forcat që do të marrin pjesë në një fushatë ushtarake që kryhet në vendin e tij.
Po pse Mosuli është aq i rëndësishëm për Erdoganin? Qyteti i madh multiracial, me popullsi të konsiderueshme turkmene dhe rezerva të pasura të naftës, ashtu si Kirkuku fqinj, ka një peshë kryesore në ndërgjegjien e turqve. “Kontrata kombëtare” e bërë nga Kemal Ataturk në vitin 1920 e konsideronte Mosulin dhe Kirkukun si pjesë integrale të Turqisë, por britanikët kishin një tjetër mendim.
Kur Erdogan deklaroi javët e fundit se Traktati i Lozanës ishte një humbje dhe jo një fitore për Turqinë kishte parasysh jo vetëm ishujt e Egjeut, por edhe Mosulin, duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta lejojë që një gjë e tillë të ndodhë për herë të dytë.
Rëndësia strategjike
Përtej peshës simbolike, Mosuli ka rëndësi vendimtare strategjike për Ankaranë. Prania ushtarake turke në këtë zonë është një paralajmërim për Kurdistanin fqinj të Irakut që të kufizojë ambicjet dhe të tërheqë forcat e armatosura nga Kirkuku i çliruar pas dëbimit të Shtetit Islamik. Me ndërhyrjen paralele në Siri dhe Irak, Turqia kufizon kurdët dhe parandalon krijimin de facto të një rajoni të madh autonom kurd, nga i cili mund të kalojë për në Mesdhe nafta e Mosulit dhe Kirkukut duke anashkaluar Turqinë.
Teksa Shteti Islamik po merr fund, Lindja e Mesme duket se është në paradhomën e trazirave të reja gjeopolitike dhe në një ndarje të re të zonave të ndikimit mes fuqive të mëdha (amerikanëve, rusëve dhe evropianëve) dhe lojtarëve të rajonit si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite. Një ndarje që rrezikon të konvertojë Irakun dhe Sirinë në shtete të dobëta federale, komponentët e të cilave do të kërkojnë mbrojtje në një mënyrë ose në një tjetër tek më të fortët.
Në këtë lojë të madhe, Erdogan duket i vendosur për të luajtur të gjitha kartat. Fillimisht ka lënë rusët dhe ushtrinë e Assad të bëjnë çfarë të duan në Alepo, duke shitur në një farë mënyre disidentët sunitë “të cilët i mbështeste deri dje. Pak ditë më parë Erdogan ra publikisht dakord me Vladimir Putin që xhihadistët e Al Nousra-s të lënë qytetin, ndonëse ishte formacioni që po i rezistonte më ashpër ushtrisë qeveritare. Si shkëmbim Rusia toleroi pushtimin turk të Sirisë veriore, duke u dhënë një goditje të rëndë aspiratave për autonomi të Kurdistanit sirian.
Me mbështetjen e Arabisë Saudite, Turqia kërkon të legjitimojë angazhimin ushtarak në Irak si një mbrojtëse natyrale jo vetëm e “vëllezërve” Turkmenë, por e të gjithë pakicës sunite. Një pakicë që kishte një rol të privilegjuar në regjimin e Sadam Huseinit dhe mbajti barrën kryesore të rezistencës ndaj pushtimit amerikan të vitit 2003. Ata u përndoqën nga qeveria e ish-kryeministrit e shiit Al maliki Maliki, dhe ka të ngjarë të vuajnë persekutime të reja pas çlirimit të pritshë, të Mosulit nga forcat e shiit Abadanit. Nga ana e tyre turqit kanë trajnuar në Basika 3 000 mijë forca të armatosura sunitëve, të cilëve do të dëshironte t’u transfetonte policimin e Mosulit, nën komandën e ish-guvernatorit Athil Noutzaifi.
Paralajmërim
Megjithatë, siç zbuloi drejtori i “Hurriyet Daily News”, Murat Jetkin, amerikanët kanë paralajmëruar Erdogan se nuk do të tolerojnë avancimin e trupave turke as një metër larg nga Basika. Vetëm ushtria dhe policia Abadit do të vijë në Mosul sipas planit të SHBA-ve, ndërsa administrimin e Mosulit do ta marrë guvernatori aktual provincës i Ninive, Naoufal Agkoump.
Edhe karta e turkmenëve rrezikon të bëhet një bumerang për Erdoganin, pasi kjo pakicë është e ndarë, mes shumicës shiite që kërkon mbrojtje nga Irani dhe e shohin me armiqësi Ankaranë. Shumë kanë frikë se qyteti Tal Afar ngjitur me Mosulin, i cili është i banuar kryesisht nga turkmenëtt, mund të bëhet një fushë përplasje mes Turqisë dhe Iranit. Pengesat e shumta për ekspansioninin e neootomanizmit përkeqësojnë nervozizmin e Ankarasë. Këtu e kanë burimin edhe shpërthimet e njëpasnjëshme Erdogan për Traktatin e Lozanës.
Mesazhi i drejtohet më shumë Uashingtonit dhe më pak Athinës. Erdogan ka lënë të kuptohet se nëse do ta ndalojnë në Mosul dhe Kurdistanin e Sirisë mund të ndryshojë sjellje në Egje. Një sjellje që nuk rrezaton besim, por pasigurinë që ka rrethuar kështjellën e tij. Udhëheqësi turk është përfshirë në një lojë të rrezikshme të forcës ushtarake, pa asnjë aleat të fortë. Mundet që rusët, amerikanët apo edhe kurdët e Irakut të kenë marrëveshje të rregullta me të, por askush nuk e beson atë. Nuk përjashtohet që Erdogan të zbulojë se shpejti se e ka matur madhështinë me hijen e trupit të matur në një kënd të gabuar.
Marrë nga Kathimerini*