Albspirit

Media/News/Publishing

Të shesësh virgjërinë 340 mijë euro për… familjen

Ky është vendimi i një vajze 20-vjeçare në SHBA, e cila kërkon të shpëtojë familjen e saj pas djegies së shtëpisë

SHBAËndërron të bëhet një avokate Katherine Stone, një 20-vjeçare me origjinë nga Siatëlli, Uashington. Por jo tani. Misioni i saj është tani të shpëtojë familjen e saj nga shkatërrimi, duke parë që në 2014-ën shtëpia e saj u shkrumbua nga një zjarr dhe që atëherë nuk përfituan dëmshpërblim nga figuracionet. Për ta bërë, ka vendosur të ofrojë virgjërinë e saj me një çmim prej 340 mijë euro dhe të transferohet në një bordello në Nevada, ku këto praktika janë të lejuara.

Gjithçka ka filluar nga një reklamë në bordellot që vajza ka parë në “Facebook”. Dukej një zgjidhje e shpejtë për të gjitha problemet e familjes së saj, por donte ta bënte në mënyrën e saj. Kështu ka vendosur të kontaktojë me pronarin disa shtëpive të ndryshme të shtetit të Nevaës, Dennis Hof dhe t’i propozojë një transferim në një nga bordellot e tij, por me kushtet e saj: t’ia shesë virgjërinë e saj ofruesit më të mirë dhe duke i premtuar pronarit gjysmën e parave. Vajza i ka deklaruar televizionit CNN se ishte gati të qëndronte në bordello edhe për 5 vjet radhazi vetëm për të shitur virgjërinë e saj. Dhe vetëm pastaj do të studionte për drejtësi.

Shba 1Ofertat që i mbërritën ishin të shumta dhe kanë arritur deri në thuajse 370 mijë euro. Por gjithnjë sipas CNN, 20-vjeçarja ka deklaruar se priste një njeri me të cilin mund të kishte një marrëdhënie speciale, që akti seksual të ishte special për të dy. “Nuk është vetëm një çështje parash”.

Zgjedhja e Stone ka shkaktuar shumë polemika në SHBA, sidomos në rrjetet sociale, ku në profilet e saj, kishte sponsorizuar zgjedhjen e bërë. Ajo vetëm ka rrëfyer se ka qarë, duke lexuar një artikull ku cilësohej si një vajzë që nuk ka respekt për veten. “Njerëzit thonë se kjo është një gjë që bëhet për dashuri. Por nëse mendoni, unë po e bëj sepse e dua familjen time, – ka pohuar ajo për CNN. – Kam të drejtë të zgjedh për trupin tim. Dhe në një periudhë krize si kjo më fajësoni?”.

Shba 2Hof, nga ana e tij ka deklaruar për televizionin amerikan: “Është një zgjidhje e saj. Nuk mendoj se është më e mira për të shitur virgjërinë në një banjë pasi ke pirë 6 tekila. Mendoj se është një ide e madhe ajo për të shitur virgjërinë, por nëse e dëshiron ajo…”.

Please follow and like us: