Albspirit

Media/News/Publishing

Del për herë të parë dokumenti/ Leja e Dushan Mugoshës për të vendosur në PKSH

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin social Facebook autorizimin që serbi Dushan Mugosha i njohur gjatë luftës me nofkën “Sali Murati” të ishte vendimmarrës në brigadën e parë komuniste. Dokumenti sipas tij nuk gjendet në Arkivin Qendror Shiqptar, por në Arkivat e Partisë Komuniste Jugosllave. Dervishi ngre pyetjen se pse Mugosha dhe Popoviçi ishin ende vendimmarrës në Shqipëri, dy vjet pasi themeluan PKSH-në? Ja statusi i Dervishit:

Dushan Mugosha dhe brigada e parë komuniste

Ky është dokumenti që autorizonte Dushan Mugoshën (Sali Murati) të ishte vendimmarës në brigadën e parë komuniste. Dokumenti në fjalë nuk gjendet në arkivat shqiptar, por në Arkivin e Partisë Komuniste Jugosllave. Një pyetje e thjeshtë do ishte vetëm kjo: Pse qëndronte akoma në Shqipëri, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi. Pse duhej të ishin vendimmarrës ata në Shqipëri dy a tri vjet pasi formuan PKSH-në?

Please follow and like us: