Zbulohet për herë të parë vendi ku u varros Jezu Krishti
Pllaka e varrit që shumë të krishterë në mbarë botën besojnë se ka mbajtur trupin e Jezu Krishtit është zbuluar nga shkencëtare për herë ta parë pas shumë shekujsh. Sipas National Geographic, sipërfaqja e gurtë ku besohet se u vendos trupi i Krishtit është ekspozuar gjatë punës restauruese në Kishën e Varrit të Shenjtë, në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Pllaka e varrit kishte qëndruar e mbuluar nga mermeri të paktën që nga viti 1555 pas Krishtit.
Fredrik Hiebert, arkeolog i shoqatës National Geographic tha: “Mermeri që mbulonte varrin është tërhequr prapa dhe ne kemi mbetur të habitur nga sasia e madhe e materialit që gjendej nën të. Do të bëhen analiza të gjata dhe të hollësishme shkencore, por në më në fund do të jemi në gjendje të shohim sipërfaqen origjinale të shkëmbit, ku sipas krishtërimit, u vendos trupi i Krishtit.
Tradita e krishterë thotë se trupi i Krishtit ishte vendosur në një pllakë të prerë nga një shpellë gëlqerore, në formë rafti, pas kryqëzimit të tij nga romakët, më shumë se dy mijë vjet më parë.