Fotoja e rrallë e vajzës rome nga Tirana në National Geographic

Fotoja e një vajze rome në Tiranën e viteve ’30 të shekullit të shkuar është një nga 8 fotografitë e përzgjedhura nga faqja prestigjioze e National Geographic për koleksionin e fotografive të grave gjatë këtyre viteve përreth botës.
Në foton e bërë nga fotografi italian shihet një grua rome e veshur me rroba tradicionale në vitin 1928, ndërsa u publikua dy vite më vonë nga revista.
Kjo foto është bërë me ngjyra në të ashtuquajturin procesi “autochrome”, formë e zhvilluar nga vëllezërit Auguste dhe Louis Lumière në vitin 1907.
Fotografia e parë e publikuar në National Geographic në këtë format është bërë në vitin 1914 që përshkruan një kopsht lulesh në Belgjikë.
Arkivat e National Geographic kanë pothuajse 15,000 pllaka autochrome xhami, një nga koleksionet më të mëdha në botë.