Albspirit

Media/News/Publishing

Vargas Llosa: Nobeli është për shkrimtarë, jo për këngëtarë

Vargas Llosa: Nobeli është për shkrimtarë, jo për këngëtarë

Ai thotë se në përgjithësi Nobeli letrar nuk duhet ti jepet poezisë së kënduar.

Shkrimtari Mario Vargas Llosa, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2010-të, gjatë prezantimit të përkthimit gjerman të veprës së tij “Cinco Esquinas” në Berlin, ka folur pak edhe për Nobelin e fundit të ndarë për Letërsi, atribuuar këngëtarit Bob Dylan.

“Më pëlqejnë këngët e Bob Dylan por Çmimi Nobel duhet të jepet për shkrimtarët e njohur dhe ata me vlerë. Duhet të jetë një çmim për ata dhe jo për këngëtarët” ka thënë autori i famshëm.

Ai thotë se në përgjithësi Nobeli letrar nuk duhet ti jepet poezisë së kënduar.

“Poezia sot nuk shkruhet për tu recituar, por për tu kënduar dhe për tu lexuar” ka shtuar mes tjerash Llosa.

Mario Vargas Llosa ose Jorge Mario Pedro Vargas Llosa, Markezi i I i Vargas Llosa (Arequipa, Peru, 28 mars 1936.) është shkrimtar peruan dhe njëri ndër romansierët kryesor në Amerikën Latine.

Është martuar dy herë, dhe ka tre fëmijë. Ai dhe Gabriel Garcia Marquez ishin shokë, po më vonë u ndanë. E përkrahte ideologjinë e Fidel Castros, por më vonë u distancua dhe u kthye në të djathtë.

Please follow and like us: