Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kruti: ‘Bamirësia e Zotit’

 

 

 

Dimër…Zoti kishte rënë në mendime. Kishte gjithë javën që nuk e hiqte gishtin nga koka. Herë -herë i dilte gjumi natën. Vështroi pllakën e  kohës.

Eh!-mendoi,-po e ktheva. Ndonjëherë dërgonte sinjale, shi, rrufe, tërmete, por askush nuk e dëgjonte. Vështroi hartën e mëmëdheut. Të parët dalloi të zgjedhurit  e popullit duke pirë verë dhe duke shpjeguar me këmbë e me duar.

Po bëjnë filozofi!- mendoi. Sa të mençëm që janë! Për ta besuar këtë i vizitoi në ëndrra…Vuri duart në kokë…

Të gjithë në ahengje, festa, kabare, orgjira, perversitete. Donte ta hiqte vështrimin, i zhgënjyer që u kishte dërguar pushtetin dhe mezi dalloi bijtë e thjeshtë. I kishte zënë mjegulla. Dalloi pak nga pak, ata që nuk ngopnin barkun me bukë…të tjerë mes skamjes dhe mizerjes. Ca të tjerë të plagosur nga hallet, orët e gjata të punës…të vuajtur gjer në majën e thoit. Të shtrydhur…

Psherëtiu…!

Vizitoi edhe këta në ëndrrat e natës dhe i pa duke ëndërruar bukë, punë, shtëpi me drita,       fëmijë me sy të ndritshëm dhe ca lotë në jastek ..kur u dilte gjumi. Aty në të ikur pa një fëmijë me një peshk të kuq në një vazo të boshatisur reçeli.

Iku shumë i menduar. E prekën sytë e ndritshëm të fëmijëve në ëndrrat e bijëve të thjeshtë edhe fëmija që luante me peshkun e kuq.Të henave Zoti bënte planin e fatit. Si t’i ndihmoj këta njerëz?-mendoi.

I shkoi në mend peshku i kuq.

Të martën në të gdhirë dolën nga shtrati lumenjtë Drin, Bunë, Kir, Gjadër madje edhe Lana drejt parisë. Uji vërshoi nëpër qytete, nëpër dyert e shtëpive të varfërve dhe shtrati i ujit të tyre ishte plot me peshq. Ndërsa njerëzit bërtisnin: Peshq, peshq…!

Zoti brufulloi nga gëzimi.

Ndryshe nga shtrati ku kishte lëshur peshqit për të varfërit në dyert e ministrave, deputetëve pushtetarëve, drejtorevë, gjyqtarëve u kishte lëshuar ca sirena me trup të hollë, si laskonja. Ishte vënë në siklet për dhuratën e deputetëve, herë u vinte katër sirena dhe herë tre …derisa në fund vendosi t’u dërgonte tre.

E pa hartën edhe një herë. U kënaq nga zemërgjerësia e tij dhe përshpëriti:

Gjynah…të uritur!

Please follow and like us: