CIA: BE shpërbëhet në 2020, Evropa në tri pjesë!
Këshilli Kombëtar amerikan i informacionit, në bashkëpunim me CIA-n, kanë botuar “një hartë të së ardhmes 2020”.
Së paku siç shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi, në këtë projekt, është parashikuar shpërbërja e Bashkimit Evropian dhe se Evropa do të ndahet në tri pjesë.
Blloku perëndimor do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Austria, Italia, Spanja, Beneluksi dhe Skandinavia.
Një bashkim tjetër, i quajtur “Evropa e Re” do të përbëhet nga shtetet si Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Hungaria, si dhe Kroacia dhe Sllovenia në jug, përmes të cilave “Evropa Lindore Katolike” do të kishte qasje në Mesdhe.
Aleanca Atlantike, sipas parashikimeve të amerikanëve, duhet të ketë kontroll mbi këtë pjesë të kontinentit të vjetër.
Evropa Lindore konkretisht Bashkimi ortodoks do të udhëhiqet nga Rusia, dhe do të përbëhet nga Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.
Kur është fjala për Shqipërinë, vlerësimet janë të ndara: Ose rusët do ta afronin nga Evropa Lindore, ose Shqipëria do të mbetej nën kujdesin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Po sipas mediave serbe, parashikime të ngjashme prezantoi edhe organizata amerikane joqeveritare “Stratfor”. Përveç Rusisë si një fuqi rajonale (Lindore), “Stratfor”, beson se BE-ja së shpejti do të ndahet në dy pjesë: Në perëndim të pasur dhe një grup i vendeve të vogla në Evropën Qendrore. Por a duhen besuar këto parashikimeve? Duke u bazuar tek ekspertët gjeopolitikë, mediat serbe shkruajnë se ata pajtohen se po shkojmë drejt kohës me një sistem multi-polar, me disa qendra të pushtetit dhe se SHBA dhe NATO nuk do të kenë më rolin kryesor në skenën botërore. Po sipas këtyre medieve, ky parashikim nuk duhet injoruar, sikurse ndodhi me politikanin francez Emanuel Todd, i cili parashikoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1976, pesëmbëdhjetë vjet para se të ndodhte.