Kabo: Në botën tjetër do merret vesh çfarë i ndodhi Tan Santos
Bashkëshortja e bankierit të ndjerë Artan Santo u nda nga jeta dy ditë më parë pas luftës me një sëmundje të pashërueshme në Itali.
Profesor Përparim Kabo shkruan një letër të shkurtër lamtumire në facebook:
“Ajo që të do me shpirt në jetë, gruaja e jetës, e tregon këtë edhe kur ti ikën nga kjo botë. Ajo të ndjek dhe një ditë të vjenë atje për të të thënë erdha…Ajo që bën sikur të do dhe që aksidentalisht është pranë teje duke vjedhur nga mirësia jote, shumë shpejt të kthenë në kujtim, në një lloj kujtimi që ka bezdi t’a takojë edhe në kujtesën e saj…Këto janë aktoret e tradhëtisë, profesioniste që lyhen. U nda nga jeta gruaja e Artan Santos.
I shkoi pranë, ashtu qetë e pa bujë, me heshtje. Nën dhé do të mund të mari vesh çfarë ndodhi dhe pse ndodhi…Për pak kaq kohë u shua një çift model që edhe kur buzëqeshnin të dhuronin gëzim!…Lamtumirë dhe të fala Tanit…Thuaji që bota është po ajo që le, asgjë më shumë e asgjë më pak…Nga sot mall për të dy Ju !”, shkruan profesori.