Shqiptari Sylvester Stallone!?
Nga Arben Kallamata
Ne rubriken “Shqiptare te shquar” nuk mund te lihej jashte Sylvester Stallone. Nje faqe interneti “Kosova-news.com” ka postuar kete foto domethenese…
…Natyrisht, po te kerkohet ne Youtube intervista e aktorit amerikan me origjine italiane ne studion e David Letterman do te mesohet brenda dy minutave se ne ate rast Stallone ka qene duke folur per “Buffalo chicken wings”, domethene per “krahe pule te gatuara ne stilin e Bafalos”, pa pasur kurrfare lidhje me dheun legjendar te shqipeve.
Megjithate, fakti qe eshte kapur gafil duke shpalosur simbolin tone kombetar, pavaresisht kontekstit, e ben Stallonen padiskutimisht shqiptar, do apo s’do ai. Le ta mbaje me shendet.
Please follow and like us: