Albspirit

Media/News/Publishing

SI DO TË SHKRUAJË HISTORIA PAS 2019-ËS PËR SHQIPËRINË

Spartak NGJELA

Ngjela SpartakDy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë provincialë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, menduan se mund të mundnin politikën amerikane dhe atë gjermane, me vobegtësinë rurale të mendjes së tyre, dhe me paratë e vjedhura mbi varfërinë e imponuar të shqiptarëve.

Tani ata falimentuan. Bashkimi i tyre me Gjykatën Kushtetuese i diskreditoi fare, se e menduan Uashingtonin dhe Berlinin si dy fshatra të krahinave te tyre, që rrinë karshi-për-karshi. Tallja që iu bëri Angela Merkel, i detyron të mos dalin dot më në hapësirë pamore. Humbën pa fare dinjitet se, edhe si vjedhës, kalamaj ishin – njëlloj si vjedhësit e xhepave. Dhe në këtë lojë rrugaçësh, futën dhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkelën normën më elementare juridike: pezulluan një ligj për të penalizuar shqiptarët, në një kohë që janë betuar për garantizmin e shqiptarëve. Gabim i rëndë për ta.

Një histori e trishtueshme ka qenë për shqiptarët, të njëzet vjetët e banditizmit korruptiv shqiptar, që ndërkaq po merr fund. Korrupsioni priste zvarritje dhe mundësi blerjeje të Komisionit te Venecias, në një kohë kur dje, disa orë pas Kancelares gjermane, Komisioni i Venecias tha që do ta kthejë në Tiranë përgjigjen në datën 8 dhjetor. Nëntë ditë pasi Merkeli i jep Kryeministrit shqiptar në Berlin, dokumentacionin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shumë u lodhe, o Sali ziu, që ta fundosje Shqipërinë në Lindje! Po ja që nuk ia dole dot. Dhe mëso ndërkaq edhe një fakt: është thelluar shumë hetimi kundrejt teje nga investigatorët amerikanë. Shqiptarët, kur t’i dëgjojnë, edhe pse të kanë njohur, do të shokohen nga habia e gjithë atyre milionave prej shehiku, dhe mijëra hektarëve që të kanë zbuluar ndërkaq. Por do të t’i marrin të gjitha… dhe me vendim gjykate – sigurisht.

Please follow and like us: