Angelina Jolie merret për 4 orë në pyetje nga FBI…
Pas Brad Pitt, i marrë në pyetje për dyshimet e ngritura për dhunë ndaj djalit Maddox, tashmë është Angelina Jolie e cila është marrë në pyetje për 4 orë rresht nga FBI, sërish në lidhje me po të njëjtin episod.
Dyshohet se në momentin e dhunës së fortë verbale, e ndoshta dhe asaj fizike, aktori ka qenë i dehur. Kjo ngjarje i ka dhënë bindjen Jolie-s për të kërkuar divorcin nga Pitt, vetëm pak ditë më vonë. “Angelina u tregua shumë bashkëpunuese me agjentët.” – është shprehur një burim anonim për një nga gazetat e ‘skandaleve’ amerikane.
Kjo fazë hetimi do të zgjasë edhe për pak javë, e më pas do të jetë gjykatësi ai që do të vendosë nëse çështja duhet të vazhdojë.
Gjithsesi një luftë e tillë e hapur nuk i leverdis asnjërit prej dy protagonistëve, për aq kohë sa të gjitha problemet e një prej çifteve më të famshme të Hollywood-it po dalin në shesh ditë pas dite. /Blitz.al/