Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kruti: Jam me qytetarët

 

 

 

Reagim pas një komenti

 

Zonjë me taka firmato! Zotërinj  pushtetarë të majtë dhe të djathtë! Ju që jeni të pangopur me pushtet, para, femra! Qytetarë që lexoni dhe kuptoni…që shihni dhe vuani! Nga përditshmëria, papunësia, hallet, varfëria.

Unë shoh me sy dhe vuaj me zemër, se si po degradon shoqëria shqiptare. Njerëzit e aftë janë pa punë ose me punë që nuk u përshtaten! Njerëzit e vuajtur gjenden pa mbështetje. Keni lënë pa punë njerëzit profesionistë sepse nuk pranojnë të futen në listë, të tundojnë mendjet e shqiptarëve në fushata me gënjeshtrat tuaja për të fituar zgjedhjet e radhës.

Jam me ata që nuk pranojnë t’u servilosen, t’u nënshtrohen, të jenë pjesë e turmës, t’u ndjekin nga pas. Njerëzit e aftë janë pa punë dhe me emndje për të ikur një orë e më parë, ditën dhe natën, në një shtet perëndimor, mundësisht në Gjermani, ndërsa listat tuaja mbushen me servilë e militantë që bërtasin e shajnë anën tjetër.

I keni mbledhur nga rruga dhe po i fusni në lista, i bëni drejtorë, deputetë, drejtues. Emrat e tyre hyjnë lirisht në administratë, i vishni me pushtet dhe shtypin qytetarin, nga padija.

Nga padija natyrisht! Shqipëria dhe të rinjtë nuk janë të asnjë partie. Nuk duhet të jenë! Ata janë vizioni i shpresës dhe i europianizimit.

Unë jam me qytetarin…Me atë që vuan për bukën e gojes…Me atë që është pa punë, pa shtëpi. Jam me prindërit e mi që nuk del pensioni për të blerë ilaçet, me të moshuarit që nuk e nxjerrin dot muajin me pensionin e tyre.

Me ata që dergjen spitaleve se nuk kanë para të blejnë ilaçet. Jam me njerëzit në nevojë…me të rinjtë që kanë mbaruar shkollën dhe nuk gjejnë dot punë se nuk janë me listat e partive, nuk kanë miq, as lekë për t’ua dhënë ju.

Ty politikan, deputet, gjyqtar nuk qaj hallin se e mbush xhepin plot, se zgjedh ushqimin më të mirë, se shkon e bën pazar jashtë vendit, kur qytetarët s’kanë ç’të hanë ose hanë me lista…Ju shkoni në restorantet më të mira dhe takat i bleni firmato, ndryshe nga ne, nga të gjitha gratë që kursejnë nga rrogat e vogla për t’i blerë një palë këpucë të mira.

Ty, juve ua ka dhënë atributet partia kush…politika.

Nuk nominoj…Them vetëm të vërtetën!

Jam me qytetarët…!

Please follow and like us: