Albspirit

Media/News/Publishing

Armina Mevlani thyen Top Channel dhe Vizion Plus

FOTO/ Armina Mevlani thyen Top Channel dhe Vizion Plus

Nëse për Kim Kardashian përdoret shprehja: ‘thyen internetin’, mbrëmja e djeshme vërtetoi se Armina Mevlani thyen televizionet shqiptare.

E shtuna shënoi një sfidë të vërtetë mes tre prej televizioneve më të rëndësishme në Shqipëri. Premiera e “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel u gjend përballë dy programeve të njohura, “Xing me Ermalin” në TV Klan dhe “Al Pazar” në Vizion, në të njëjtën fashë orare: 21:00-23:00.

Të dhënat e audiencës, matur nga Telemetrix, tregojnë një përparësi me shumë diferencë të TV Klan karshi televizioneve të tjera; “Xing me Ermalin” shënoi një kulm audience me të ftuarën e dytë, Armina Mevlani. Nga ana tjetër, “Dua të të bëj të lumtur” nuk ia doli të rrëmbente spektatorin e dy emisioneve të tjera; gjithashtu “Al Pazar” shënoi shifra më të larta shikueshmërie.

Fituesi i mbrëmjes ishte TV Klan, me pikët më të larta të audiencës dhe një ekstrem që nis rreth orës 22:18, kur nis të transmetohet intervista me fashionisten Armina Mevlani. Grafiku bojëqiell i TV Klan tejkalon limitet në orën 22:30, në vazhdimësi të intervistës, duke arritur mbi 45% të publikut, siç ilustrohet në grafikun e Telemetrix:

Image

Grafiku me blu të errët (HUT- Household Using Televisions) tregon përqindjen e njerëzve që po shikonin televizor në këtë kohë. Pra, mbi 50% e shqiptarëve ishin duke ndjekur një prej programeve që ofroi e shtuna mbrëma. Nga këta, shumica kanë ndjekur TV Klan dhe Vizion Plus, të cilët kanë arritur ose kaluar masën e konsiderueshme të ndjekshmërisë, 30%. Një trajtim mbrojtës dhe zbutës i cili ofron të gjitha përfitimet e një kremi dhe lehtësinë e një spruci. “Dua të të bëj të lumtur”, me gjithë historitë prekëse njerëzore që përcolli, nuk mundi të fitonte një përqindje të kënaqshme të audiencës. Momentet e vetme kur shikueshmëria e Top Channel pothuajse arriti 30%-shin, është gjatë hapësirave publicitare të “Xing me Ermalin”, rreth orës 21:35 dhe më tej, 22:15. Kjo tregon se TV Klan dhe Top Channel patën një përballje të drejtpërdrejtë, të cilën e përfitoi TV Klan. “Al Pazar” ka një grafik më të qëndrueshëm që kur nisi në orën 21:00 e deri në përfundim, çka vërteton se ka krijuar një audiencë të vetën. Sfida kishte filluar që përpara orës 21:00: TV Klan me “Jo vetëm modë” tejkaloi me shumë diferencë dy televizionet e tjera, Top Channel me “Formula 1” dhe Vizion Plus me “My Living”. /Anabel

Please follow and like us: