Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë do të thotë hetimi i Clinton për fushatën presidenciale?

Çfarë do të thotë hetimi i Hillary Clinton për fushatën presidenciale?

Nga Robert Schlesinger 

Pas lajmeve se FBI-ja ka zbuluar një email të ri që implikon drejtëpërdrejt Hillary Clinton dhe ka rihapur hetimet, ka dy reagime. Si fillim, drejtori i FBI-së,  James Comey, u ka dërguar një letër anëtarëve të Kongresit, duke i vënë ata në dijeni me zhvillimet e reja.

FBI gjeti disa email reja, në një pajisje elektronike që i përkiste Anthony Weiner, i poshteruar dhe akuzuar nga të gjithë, sidomos nga gruaja e tij, ndihmësja e lartë e Clinton Huma Abedin,  raportoi The New York Times të premten pasdite, por agjencia nuk e di nëse këto emaile përmbajnë ose jo informacione të klasifikuara.

Pete Williams, tha premten pasdite se, “ato nuk ishin emailet e Hillary Clinton,”  dhe se burimet e tij “nuk shohin ndonjë provë që dikush të jetë implikuar në një mosparaqitje provash në hetimin origjinal në korrik, por shtoi gjithashtu se “kjo do të merrte shumë kohë për tu zgjidhur”.

E pra, ndoshta do dojë, ose ndoshta do të zgjidhet shpejt por deri më tani, deklarata e Comey dhe raportet  pasuese rreth saj janë një bombë shkatërruese. Informacion i ri ka dalë në sipërfaqe dhe FBI-ja është duke patur kujdesin e duhur, për shkak se as vetë ajo nuk e di nëse ky informacion është i rëndësishëm apo jo.

Por nëse emailet e reja do të paraqesin ndonjë shkleje thelbësore (dhe/ ose juridike) kjo do jetë një “thikë me dy presa” për Clinton, sidomos nëse do të kenë një efekt serioz mbi fushatën. Dhe këtu vjen reagimi im i dytë .

Është e rëndësishme të kujtojmë se një dinamikë e rëndësishme e zgjedhjeve të përgjithshme këtë vit ka qenë se (përveç ngjarjeve të konventave partiake) vëmendja, e cila në shumicën e rasteve ka qenë vrasstare për të dy kandidatët kryesorë presidencialë. E vetmja pikë e post-konventës kur gara u forcua ndjeshëm ishte periudha në fillim të shtatorit, kur Trump arritur të bëntë sërish një nga ato shfaqet e cirkut dhe shtypi u fokusua në ato që nuk ishin asgje përvecë se histori, e nga ana tjetër “Associated Press” është fokssuar tek Fondacioni i Clinton.

Dinamika nuk është edhe aq  befasuese: Trump është kandidati presidencial më i papëlqyer në histori dhe Clinton është e dyta , në këtë drejtim. Pra sa herë që një kandidat vihet në qendër të vëmendjes, thjesht i kujton votuesit sesa pak e pëlqejnë. Për fat të mirë për Clinton, Trump ka një ambicie për të qënë në qendër të vëmendjes e duket se nuk është mjaftuar me faktin që vëmendja ka kosto dhe që atij i ka kushtuar shumë shtrenjtë. Ai nuk  ka qenë i gatshëm dhe i aftë për ta lënë veten jashtë dritave të skenës.

Urtësia dhe distancimi ishin ato që e kishin ndihmuar Clinton në garë deri tani. Mediat ndjenë neveri kur duhet të merreshin me  “surprizën e Tetorit” për Trumpin, por nuk mund ta parashikonin se do të kishte edhe një “surprize fund-tetori”  për Clinton. Kjo padyshim do të ndikojë në votime; çështja është nëse do të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.

Dhe pavarësisht përmbajtjes, ose mungesës së tij, kjo histori do të jetë e mbushur plot me gjykime nga zgjedhësit e zemëruar dhe deklarata të shumta nga ana e republikanëve. “Ata rihapën hetimin “, tha Trump para një turme në një tubim të premten pasdite, duke lënë të kuptohet se ri-shqyrtimi i çështjes penale kundër do të përfundojë në një aktakuzë ndaj saj.

Për sa kohë që Trump  mban ekuilibrin ose e thënë ndryshe, vëmendjen e medieve për vete, ne mund të numërojmë ditët që Clinton do të jetë në qendër të vëmendjes, me gjithë skandalin e emaileve që padyshim do të sjellë zhvillime dinamike në vazhdim

A do dëgjojmë ndonjë gjë tjetër nga Comey? Kryetari i Fushatës se Hillary Clinton,  John Podesta, dha një deklaratë të premten pasdite ku i bënte thirrje drejtorit të FBI-së të publikonte sa më shumë informacion!

“Është e jashtëzakonshme të merret një vendim i tillë vetëm 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale,” tha Podesta. Edhe vetë republikanët në Kongres kanë bërë thirrje të ngjashme. Dhe në qoftë se Comey do të publikojë të dhëna të  tjera më shumë mundësi ai do të lëshojë një bombë në mes të fushatës, ndoshta më katastrofale se ajo e të premtes.

Please follow and like us: