Albspirit

Media/News/Publishing

Filmat e vjetër amerikanë ruhen në një bunker bërthamor

filmat-e-vjeter-amerikane-ruhen-ne-nje-bunker-berthamor

Libraria Amerikane e Kongresit në Uashington D.C. është shtëpia e mbi 160 milion librave, regjistrimeve, fotove, dorëshkrimeve dhe pjesëve të tjëra të rëndësishme për historinë amerikane.

Por në ato mure nuk ruhet gjithçka. Rreth 120 km në jug-lindje, afër maleve Blue Ridge, gjendet Kampusi i Qendrës Kombëtare për Ruajtjes Audio-Vizuale.

Një hapësirë prej 38,555 metra katrorë, e cila mban 140 mijë rrula filmash. Këto përfshijën filma klasikë si Casablanca, por edhe dështime si Gigli, por nuk mungojnë edhe shiritë me përmbajtje nitrati, të cilat nuk patën jetë të gjatë pasi merrin flakë kollaj.

Në fakt, 6.3 milion pjesët e koleksionuara janë të ruajtura mjaft mirë duke marrë parasysh se ndërtesa ka qenë më përpara një bunker bërthamor. Është hapur fillimisht në vitin 1969 gjatë Luftës së Ftohtë.

Godina u projektua si vend ku do të ruheshin 4 milion dollarë ar në rast se diçka e papritur do të ndodhte.

Please follow and like us: