Matilda Makoçi: Për Edin kam respekt. Ja pse ika nga ekrani
Aktorja shqiptare Matilda Makoçi u kthye në qender të vemendjes pas kthimit të saj në skenë përmes poezive.
Publiku e priti me një ngrohtësi, pasi ikona e Makoçit i kishte munguar prej më shumë se 20 vitesh publikut shqiptar.
Në një intervistë për Ekskluzive në Top Channel ajo foli për jetën e saj artistike dhe private.
Matilda vlerësoi punën e saj në ato filma që ka luajtur duke thënë se ndihma e kolegëve dhe e regjizorëve ka qënë e madhe.
Duke iu përgjigjur pyetjes sepse ajo u largua nga ekrani, Makoçi tha se preokupimet familjare dhe rritja e Gregorit e detyruan atë të largohet nga aktrimi.
Ndërkohë që për ish bashkëshortin e saj Edi Rama, ajo u shpreh se nuk ka marrëdhnje pork a respekt.
“Nuk kam marrëdhënje, por kam respekt për përpjektet që bën dhe shikoj që njerëzit e duan.”- u shpreh ajo.