Paramithia/ Panorama e dikurshme e krahinës së Çamërisë

Paramithia është një qytezë e krahinës së Çamërisë. Banohej dikur nga popullsia çame, e cila u përzu dhunshëm, përmes genocidit grek. Dikur Paramithia zhurmonte nga zërat e fëmijëve e jeta plot gjallëri e popullsisë çame që jetonte në atë rrëzë mali plot me gjelbërim. Prej poshtë kalasë dhe rrëzë kodrës e rrëpirës, shtriheshin shtëpitë e banorëve shpërndara në mesin e pemëve dhe gjelbërimit. Shtëpitë janë ndërtuar pranë njëra-tjetrës dhe rrugët janë të shtruara me kalldrëm. Paramithia është një ndër qytezat më të goditura nga genocidi grek. Gjatë genocidit u vranë shumë burra, gra e fëmijë.
Please follow and like us: