Albspirit

Media/News/Publishing

Prishtina Fashion Night’s

20161027132313640600Prishtina Fashion Nights’ pas eventit i cili bëri bashkë shumë disenjatorë shqiptarë, ku prezantuan veshje për sezonin Pranverë/Verë 2016, tashmë gjithçka është gati për ngjarjen e radhës Vjeshtë/Dimër 2016.

Sfilatat e modës do të mbahen më 28 dhe 29 tetor ku do të prezantohen në kryeqytet veshje nga më të ndryshmet. Edhe këtë herë B Models dhe IB Events i kanë bashkuar forcat që para publikut të sjellin një spektakël të modës plot glamur e me shumë profesionalizëm.

Pjesëmarrës në këtë event do të jenë disenjatorë dhe brende të njohura shqiptare. Por, si gjithmonë edhe kësaj radhe nuk do të mungojë edhe bashkëpunimi me Akademinë Evolucion.

E veçantë e këtij organizimi janë dy sfilata me veshje për fëmijë, ku të vegjlit do të sfilojnë para publikut.
‘Prishtina Fashion Nights Istanbul Dantel’, do të mbahet në datat 28 dhe 29 tetor duke filluar nga ora 19:00 në Golden Restaurant në Prishtinë.

Please follow and like us: