Albspirit

Media/News/Publishing

Replikë me ekstremistin e SFEVA që drejton OMONIA-n

 

Nga Arben Llalla

Kryetari i OMONIA, Leonidha Papas, doli me një reagim të dytë duke sulmuar shqiptarët që mbrojnë Çështjen Çame, por kësaj here duke u shfaqur si misionar i miqësisë greko-shqiptare. Por sa i sinqertë është Leonidhas Papas për paqenë dhe miqësinë greko-shqiptare?

Leonidha Papas është nga rrethi i Sarandës, djali i priftit të kishës ortodokse në Sarandë nuk u zgjodh rastësisht kryetar i organizatës më të madhe të minoritetit grek OMONIA, organizatë që dikton politikat e dy partive të minoritetit grek, PBDNJ dhe MEGA. Leonidha Papas vjen në krye të OMONIA me një aktivitet të ngjeshur ekstremist kundër Shqipërisë. Ai disa herë është shfaqur me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit dhe ka njohje të vjetra me figurat kryesore të politikës dhe fetare të Greqisë.

Leonidha Papas që në moshën të re ra në kontakt me Mitropolitin e Konicës, antishqiptarin e dalluar, Sebastianos. Për dy vite Papas jetoi në Konicë ku u trajtua si paraushtarak i grupit të shenjtë ortodoks. Më tej, u dërgua me bursë të studiojë në Selanik me rekomandim të Mitropolitit Sebastianos, pasi ishte anëtarësuar më parë në organizatën ekstremiste antishqiptare të themeluar nga Sebastiano, SFEVA. Papas ka qenë nën kujdesin e kryetarit të SFEVA, dega Selanik, Grigori Drigojas, i cili ishte arkitekti i propagandës së SFEVA deri sa vdiq në vitin 2005.

Grigori Drigoja disa herë ka qenë në Shqipëri duke vizituar zonat nga Korça e deri në Sarandë i shoqëruar nga Leonidha Papas. (SFEVA ka ndikim të madh prej disa vitesh në fshatin Polenë të Korçës që konsiderohet si projekt pilot për asimilimin e plotë)

Pas mbarimit të studimeve disa vjeçare që nga viti 1990-2000, në Konicë dhe Selanik, Leonidha Papa me rekomandim të kryetarit të SFEVA, Grigori Drigoja vuri kontakte me kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasios Janullatos. Takimin e parë sipas të dhënave u realizua në vitin 2000, në zyrën e Janullatosit. Pas bisedës me Kryepeshkop Anastasin, Papas u angazhua për ndërtimin dhe riparimin e kishave me fonde të siguruara nga Greqia si dhe për ndërtimin e 8.000 varreve boshe të grekëve. Me kalimin e viteve dhe botimin e disa shkrimeve për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, Leonidha Papas ka krijuar personalitetin e tij në klasën më të lartë të politike në Greqi. Në Kongresin e fundit të OMONIA-s atij ju çel rruga për postin e kryetarit. Ai u përball ashpër në votime me dy kandidaturat e rekomanduara nga Vangjel Dule, Alkis Pulis dhe Vasilis Kagjos, por me ndërhyrjen e organizatave ekstremiste dhe deputetëve grekë të forcave të djathta, Alkis Pulis u tërhoq nga gara dhe mbështeti Leonidha Papas.

Gjatë raundit të dytë për kryetar të OMONIA-s, Leonidha Papa bëri disa takime në Athinë me Asfalinë dhe Babis Karathanos për të siguruar mbështetjen e plotë. Papa u zgjodh në krye të OMONIA-s nga krahu ekstremist i minoritarëve grekë i mbështetur nga kisha greke, shoqatat nacionaliste, si nga kryetari i shoqatës Vorio Epiros, Babis Karathanos, një ekstremist i thekur dhe njeri i afërt me Mitropolitin e Konicës, të ndjerin Sebastianos, por edhe me kryetaren e shoqatës “Rinia e Vorio Epirit”, Eleni Dhimu, e cila kishte një sherr intim me Vangjel Dulen.

Pasi u vu në krye të Omonia, Leonidha Papa nisi takimet me krerët e lartë të shtetit grek, si dhe ato fetare. Papa pati ndikim të madh në disa kandidatura për kryetar bashkie që garojnë nën logon e PBDNJ. Kështu, ai mbështeti për Bashkinë e Konispolit, Anastas Gudas, me të cilin ka njohje qysh në fillim të viteve ‘90 në Selanik. Papas po punon pa u lodhur që një ditë Anastas Gudas të fitojë Bashkinë e Konispolit, me qëllimin e shkëputjes jo vetëm gjeografike të Konispolit dhe Finiqit nga jugu shqiptar, për të rënë nën ndikimin e Prefekturës së Gumenicës.

Leonidhas Papas ka kontakte të rregullta me Asfalinë greke, si dhe me krahun ekstremist të Agimit të Artë. Dyshohet se është stërvitur në kampet paraushtarake greke që synojnë realizimin e politik të bashkëngjitjes me Greqinë të Jugut të Shqipërisë. Leonidhas Papas ka bërë edhe piketimet në terrenin gjeografik në Shqipëri ku duhen bërë sulmet nga organizatat ekstremiste greke.

Pyetjet publike për Leonidhas Papas janë:

Çfarë e lidh Leonidhën Papas me grupin terroristë MAVI që bënë takime me krerët e kësaj organizate?

Përse Leonidhas Papas fotografohet me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë?

Përse ka kryer piketimet e rrugëve malore në kufirin greko-shqiptar nga Saranda e deri në Korçë? /javanews/

Please follow and like us: