Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet 2016/ Poshtërimi i politikës amerikane

 

 

The Economist: Demokracitë e shëndetshme varen nga rregullat e pashkruara. Kandidati republikan i ka shkelur të gjithë ato

Si mësojnë njerëzit të pranojnë atë çka dikur ka qenë e papranueshme? Në vitin 1927, Frederic Thrasher publikoi historitë e 1,313 bandave në Çikago. Secila prej tyre jetonte sipas ligjeve të pashkruara, që kishin kuptim për të gjithë anëtarët e bandave, por që përçmoheshin nga gjithë pjesa tjetër. E njëjta gjë ndodh dhe me Donald Trump dhe mbështetësit e tij.
Regjistrimi që i është bërë atij duke u mburrur për ngacmimet që iu bënte grave, shumë kohë më parë se të bëhej një kandidat, ngjalli reagime. Më shumë shqetësuese ishte këmbëngulja e disa prej mbështetësve të tij se kjo sjellje ishte normale. Po ashtu edhe kërcënimi i tij gjatë debatit të dytë presidencial, se do të fuste në burg Hillary Clinton, në rast se ai do të zgjidhej president. Në një demokraci më të dobët, deklarata të tilla do t’i paraprinin dhunës paszgjedhore. Fatmirësisht, Amerika nuk do të ketë trazira më 9 nëntor. Por, arsyet kanë më pak të bëjnë me ligjet e shkruara në letër sesa me ato të pashkruarat, mbi të cilat lulëzon demokracia amerikane. Kjo është ajo çka Trump-i ka shkelur dhe amerikanët duhet ta mbrojnë.
Nëse kjo iu duket e ekzagjeruar, merrni parasysh ato çka Trump-i ka futur në diskursin politik këtë vit: Idenë që myslimanët duhet të ndalohen që të hyjnë në vend; që një gjykatës federal i lindur në Amerikë me prindër meksikanë nuk është i përshtatshëm për të gjykuar çështjen ku ishte i përfshirë ai; se Clinton-i duhet të mbahet në vëzhgim pasi mund të vjedhë zgjedhjet. Ndërkohë që prindërit pyesin veten nëse debati presidencial është i përshtatshëm për t’u parë nga fëmijët e tyre, deklarata e Trump-it për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën duket tronditëse.
Kjo mënyrë e të bërit politikë nuk është e re. Trump-i kërkon të përfitojë nga pesimizmi dhe fanatizmi i njerëzve, që të besojnë se jeta në vendin më të pasur dhe më të fuqishëm në botë nuk mund të jetë më keq se kaq. Në këtë këndvështrim, nuk janë politikat specifike fajtore, por vetë sistemi, i cili duhet të prishet në mënyrë që të shpëtohet Amerika.
Personazhi i realitetit televiziv të Trumpit e bën këtë propozim të duket më pak alarmues. Krijon një ambiguitet se sa serioz është ai, si dhe se sa seriozisht duhet ta marrë audienca. Te çdo person që shkakton indinjatë, ai mohon në mënyrë bindëse (duke qenë vetvetja). Me të gjitha shenjat që ai është i papërshtatshëm për t’u bërë kreu i vendit, disa prej përkrahësve mund të kapen pas një realiteti alternativ . (“Unë besoj se ai është një njeri i mirë, me të vërtetë, si dhe është një biznesmen i madh, kështu që ai me siguri do të punësojë një ekip të madh”).
Jo të gjithë ata të cilët janë pjesë e mitingjeve të Trump-it janë fanatikë. Disa prej përkrahësve të Trump-it shpresojnë se duke shkatërruar politikat e vjetra të Uashingtonit, jeta publike mund të rindërtohet, në mënyrë që të përfaqësojë realisht njerëzit dhe jo grupet e interesave. Kur njerëzit dalin në përfundimin se politika është e shpifur apo absurde, ata humbin besimin në të. Kjo zakonisht i përkeqëson gjërat.
Nëse Trump-i i fiton zgjedhjet, republikanët duhet të përmbushin pritshmërinë që ai ka krijuar, proteksionizmin, rritjen e shpenzimeve dhe shkurtimin e taksave, armiqësi me të huajt dhe rishikimin e politikës me jashtë. Kjo do ta bënte Amerikën më të varfër, më të dobët dhe më pak të sigurt. Partia Republikane do t’i duhet të përkrahë ata të cilët mbështesin Trump-in.
Nëse Trump-i do të humbasë, Clinton-i do ta nisë mandatin e saj presidencial me dhjetë milionë njerëz që besojnë se ajo do të duhet të ishte në burg. Ndoshta ai do të humbasë kaq ngushtë saqë të ketë shumicën në të dyja Dhomat. Kjo do t’i mundësojë Clinton-it të paktën dy vjet përpara zgjedhjeve të ardhshme afatmesme, gjatë së cilës ajo mund të zhvillojë një reformë për emigracionin, të rrisë shpenzimet në infrastrukturë dhe të ndryshojë bilancin në Gjykatën Supreme. Këto do të jenë arritje të mëdha, por 40% e votuesve do të ndihen sikur po përndiqen nga një qeveri armiqësore. Politika mund të bëhet edhe më shumë e polarizuar.
Pjesërisht pasi Clinton nuk është e besueshme dhe nuk pëlqehet, – me shumë mundësi ajo do të jetë presidentja e ardhshme, – por do të përballet me një Shtëpi Përfaqësuesish të kontrolluar nga republikanët, gjithashtu, dhe me një Senati të tillë. Kjo është receta për një bllokim të fortë, të mbushur me urrejtje. Kjo do të përkthehet me më shumë veprime të ekzekutivit dhe ligje të ndërmarra nga qeveria që do të kalojnë në Kongres, nxitur prej faktit se shumë do të besojnë se mandati i Clinton-it nuk është legjitim. E zënë ngushtë dhe aspak popullore në vend, Clinton do të jetë dhe më e dobët jashtë gjithashtu. Ajo nuk do të mund të marrë lehtësisht rreziqe përsipër, p.sh., nuk do t’u bëjë ballë sfidave të tregtisë me Kinën apo Rusinë. Roli i Amerikës në botë do të tkurret. Zhgënjimi do të rritet.

Qyteti mbi kodër
A duhet të jetë kështu? Sapo të fillosh të hedhësh baltë mbi politikë, nuk mund të ndalosh më. Gjithsesi, një herë në kaq kohë, merr një pamje të një gjëje më të mirë. Kur Todd Akin humbi një mandat në vitin 2012, pasi vendosi që të nxirrte në pah një dallim midis “përdhunimit të legjitimuar” dhe atij të “palegjitimuar”.
Një aprovim i tillë ka nevojë për mbështetje më të madhe brenda partisë. Politika e shëndetshme nuk është luftë bande. Në të përfshihet kompromisi, pasi duhet të japësh disa zona, në mënyrë që të bësh para në disa të tjera. Bëhet fjalë për kundërshtarët që të kenë një plan, pasi të mospasurit të asnjë plani është plani më i keq i mundshëm. Kërkon që pikëpamja e kundërshtarit tuaj të jetë e nderuar dhe me parime, pavarësisht se nuk bini dakord. Fushata zgjedhore 2016 ka përbuzur ide të tilla. Të gjithë amerikanët janë më keq si rezultat i kësaj.

Please follow and like us: