Albspirit

Media/News/Publishing

A e dini nga vjen fjala bluetooth?

unnamed-3

Anglishtja është një gjuhë plot me eponime apo fjalë që vijnë nga personalitete nga historia si: filozof, politikan, shkencëtar, zbulues etj.

Bluetoothi është një fjalë e tillë. Shërben për të emëruar një teknologji wireless për të shkëmbyer materiale midis dy mjeteve të ndryshme qofshin telefona, tabletë apo laptopë.

Fjala vjen nga emri i mbretit të dikurshëm të Danimarkës dhe Norvegjisë, Harald Bluetooth i cili bashkoi në shekullin e dhjetë fiset daneze në një mbretëri të vetme.

Në vitin 1997 Jim Kardach u frymëzua nga libri “Anija e gjatë” nga Frans G. Bengtsson.

Asokohe ai po përgatiste një lloj sistemi që do t’u mundësonte celularëve të lidheshin me njërit-tjetrin apo me kompjuterat për të këmbyer të dhëna.

Njësoj pra si mbreti danez arriti të bashkojë komunikimin e protokollit në një standart të vetëm dhe universal. Madje dhe logo përfaqëson shumë qartë idenë e tij.

Please follow and like us: