Fushatë gënjeshtrash
Gazetari kanadez Daniel Dale, i “Toronto Star” ka bere nje list te GENJESHTRAVE qe Z Trump ka thene gjate ketyre 43 diteve te fundit. Perveç ketyre qe liston gazetari Daniel Dale, sot Z. Trump ka twitter nje genjeshter te re: “Twitter, Facebook, Google are “burying” FBI News” – shkruan ai. E verteta: asnjeri nga keta qe akuzon Trumpi, nuk e ka “varrosur lajmin e FB-ise”, pasi lajmi eshte i postuar ne te gjitha keta kompani qe akuzon ky. Po keshtu edhe me çeshtjen e emailave qe jane gjetur te kompjuteri i Weiners, ai perseri genjen, ashtu siç din ai ta bej kete pune. P. sh., ne letren qe drejtori i FBI i dergon Kongresit, shkruhet saktesisht keshtu: “Although the FBI cannot yet assess whether or not this material may be significant. . .” (“Megjithese FBI ende nuk ka bere vleresimin nese keto emaila mund te jene te rendesishem. . .), dhe kur vete drejtori i FBI, thote qe as une nuk di akoma se ç’ndodhen ne to, Z.Pinokio, qe nga genjeshtrat hunda e tij do te arrije brigjet e Evropes, keshtu qe amerikanet do te kalojne Atllantikun me makine per te shkuar ne Evrope, s’le miting pa genjyer ne menyren me te paskrupull: Z.Pinoku i cileson keto email si “Bigger than Watergate” (Shume me te rendesishme sesa Skandali i Uatergeitit!) dhe ulerin bashke me turmen: “Hilari te futet ne burg! Qe s’di pse me kujton atmosferen fill pas Luftes se Dyte boterore ne Shqiperi kur per çdo te arrestuar si “armik” turma bertiste: “te varet, te varet!” Lexoni nje pjese te listes te ketij Gazetari, (lista gjendet ne kete link: https://www.indy100.com/article/this-journalist-is-listing-all-the-lies-donald-trump-tells-every-day-7322776, dhe te shihni konkretisht PINOKUN ME TE MADH qe ka njohur Bota! Duke perfunduar, dua te shtoj se sot ne GPS, ne nje interviste me Fereed Zakaria me ish ministrin e jashtem te Britanise, te Frances, te Singaporit dhe te Polonise te gjithe UNANIMISHT, nenvizuan rrezikun qe paraqet per boten zgjedhja e Z. Trump si President i USA.