Albspirit

Media/News/Publishing

Kuptimi i festës së Halloween-it

Cili është kuptimi i festës së Halloween-it dhe lojës “karamele apo rreng”?

Duke qenë se jemi në momentet e fundit përpara se të festojmë Halloween-in është mirë që të dimë sa më shumë rreth kësaj feste, e cila ka nisur një traditë edhe në Shqipëri.

Kur festohet Halloween-i?

Halloween-i festohet të hënën (sot) më 31 tetor, por në fakt festimet kryesore nisin që në datën 29 tetor, kur fëmijët përgatiten për shpërndarjen e karameleve nëpër shtëpi të ndryshme.

Pse e festojmë Halloween-in?

Për çdo vit ne veshim kostume të frikshme në këtë festë. Por pse? Në fakt, është dita kur përkujtohen shpirtrat e të vdekurve dhe largohen energjitë e këqija. Origjina e kësaj feste, edhe pse thuhet se është pagane, daton që në fillimet e kristianizmit. Më parë kjo datë thuhej se ishte pikërisht dita kur bota e gjallë afrohej më tepër me botën tjetër  dhe në një darkë duhej t’u servirje shpirtrave ushqime dhe pije.

Më pas, moda e veshjeve dhe e lojërave të fëmijëve u bë mjaft e suksesshme në shekullin e 16-të në Irlandë, Skoci dhe Uells. Thuhej se veshjet e frikshme do të trembnin edhe shpirtrat, që përgjatë gjithë natës “fluturonin” si hije mbi qytete.

Loja “karamele apo rreng” që bëjnë fëmijët duke shkuar derë më derë te njerëzit është adoptuar si metodë edhe nga kisha në shekullin e 11-të. Fëmijët shkojnë për të mbledhur ëmbëlsira në çdo derë ku trokasin dhe në këmbim i “ruajnë” këto familje nga shpirtrat e këqij me anë të bekimeve. Fëmijët duhet të vishen si engjëj ose si shenjtorë. Megjithatë, më vonë ata nisën të visheshin si personazhet e tyre të preferuara. Frazë “karamele apo rreng” u përdor për herë të parë në Amerikë në vitin 1927, sepse të gjithë emigrantët i sollën këto tradita dhe praktika në Amerikë duke e vulosur kështu këtë gjest si lojë që do të identifikonte më pas Halloween-in.

Më vonë kostumet e kësaj feste u bënë më komerciale, më aventureske dhe imponoheshin më së shumti nga kultura pop. Në ditët e sotme pak vishen si zombi apo figura të tjera të frikshme, sepse duan të ngjajnë më sensualë dhe më të lezetshëm sesa të frikshëm.

Ndërkohë që për sa i përket traditës së kungullit, që shumë i japin forma të ndryshme (kryesisht të frikshme) ka ardhur nga një festival i quajtur “Samhain”. Ky festival ka origjinë nga Izraeli dhe më pas është futur në Amerikë si traditë ku mori dhe formën që ka sot, duke e kthyer kungullin në një detaj kryesor të festës së Halloween-it.

Please follow and like us: